Prishtinë, 11 mars – Fillimisht janë shtirur si lypëse dhe kanë kërkuar lëmoshë. Më pas, duke parë se gruaja e shtëpisë mund të mashtrohej lehtësisht, janë prezantuar edhe si fallxhore. Më tej i kanë plaçkitur shtëpinë, duke i marrë gjithë ç’kishte nga stolitë e arta me vlerë pesë mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë, raporton korrespondenti i agjencisë Noa.
Policia konfirmoi se ka pranuar një denoncim, por nuk i ka kapur ende dy hajdutet mashtruese.
Gruaja e dëmtuar denoncoi se dy gra rome kishin shkuar në shtëpinë e saj dhe fillimisht kishin kërkuar lëmoshë. Më pas i kishin qitur fall në korridorin e banesës. Pasi dy fallxhoret u larguan, gruaja vërejti se i mungonin stoli ari në vlerë pesë mijë euro.
|