Publikuar: 08.01.2013 - 09:53
Riad, 8 janar - Një 90 vjecar në Arabinë Saudite është martuar me një vajzë 15-vjecare, për të cilën ka paguar plot 17 mijë e 500 dollarë.
Por nusja e re pas martesës është mbyllur dy ditë në dhomën e saj, e më pas ka gjetur mundësinë të arratiset dhe të rikthehet në shtëpinë e saj.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Al-Hayat, ndërkohë që i moshuari nuk e ka pranuar refuzimin e vajzës. Ai ka kërcënuar prindërit e vajzës se do ta ndjekë cështjen në gjyq nëse ata nuk i kthejnë nusen, ose paratë që ka paguar për të. Ai madje e ka denoncuar në polici, arratisjen e saj.
Sipas të moshuarit "martesa është zhvilluar në bazë të ligjeve”. Një organizatë joqeveritare, që lufton rastet e martesave me mblesëri në Arabinë Saudite e ka publikuar historinë në Twitter.
|