Premte, 29-03-2024, 10:03
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2014 » Prill » 25 » 200 milionët e kufirit bllokojnë Kartonin e Gjelbër
21:56
200 milionët e kufirit bllokojnë Kartonin e Gjelbër

 

Byroja Kosovare e Sigurimeve e cila udhëhiqet nga Gani Thaçi vëllai i kryeministrit të vendit, ndonëse në pozitën e zëvendës drejtorit, nuk ka njoftuar qytetarët se Kosova e ka të drejtën e pajisjes më kartonin e Gjelbër dhe nuk kanë nevojë të paguajnë sa herë që dalin jashtë shtetit përmes rrugëve tokësore.

Kështu që për një dekadë e gjysmë, kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë mbledhur të hyra më tepër se 200 milionë euro.

Mosnjoftimi i qytetarëve për mundësinë e pajisjes me karton të gjelbër i ka mbushur kontot e kompanive të sigurimeve me miliona euro çdo vit. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë 14 vjetëve këto kompani kanë pas të hyra bruto diku rreth 13 milionë për çdo vit. Vetëm në vitin 2012, vlera e policave kufitare kap shumën prej 14.7 milionë eurosh. Gjatë vitit që e lëmë pas 2013 kompanitë kanë pasur të hyra prej 13,1 milionë eurosh.

250 euro sigurimi për Kroaci

Përkundrazi, me qindra mijëra euro janë vjelë qytetarët edhe pse së paku dy dokumenteve të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Byrove, të cilat ia lejonin Kosovës të drejtën e pajisjes me Kartonin e Gjelbër. Kështu që qytetari i Kosovës për të shkuar në Evropë dhe nëse merr rrugë për të kaluar nga Kroacia duhet paguar kartonin e gjelbër 250 euro, 180 euro nëse shkon në Greqi, kurse për në Bullgari kushton 65 euro.

Në shumë raste duhet paguar nga dy-tri herë sigurimet e automjeteve. Njësoj, duhet të paguajnë edhe ata që duan të hyjnë në Kosovë, ndonëse tarifat janë më të vogla se sa ato për kosovarët që udhëtojnë jashtë.

Byroja Kosovare e Sigurimeve, arsyetohet duke thënë se “nuk ka qenë në dijeni tash një dekadë e gjysmë se qytetarët mund të lirohen nga këto pagesa”.

Kjo çështja nuk ka qenë asnjëherë në agjendën e politikës.

Ndërkohë që kjo situatë i ka konvenuar 10 kompanive të sigurimit që janë në Kosovë të cilat edhe funksionojnë në kuadër të Byrosë ku fjalën e fundit e ka vëllai i kryeministrit Thaçi.

Byroja e (pa) informuar

Edhe pse që nga vitit 2000 -2001 ekzistojnë dy rekomandime të Asamblesë se Këshillit te Byrove, të cilat ia lejonin Kosovës të drejtën e pajisjes me Kartonin e Gjelbër, asambleja e Byrosë thotë se nuk ka qenë në dijeni për këto vendime. Edhe pse Byroja kishte negociuar me Asamblenë e Këshillit të Byrove në vitin 2011 për pranimin e Kosovës në zonën për kartonin e gjelbër.

Ata arsyetohen se nuk kanë mundur t’i kenë këto rekomandime për faktin se këto rekomandime siç shihen nga ekstraktet, ishin bërë në kohën sa ka administruar UNMIKU. Në vitin 2000/01 përmes një kërkese UNMIK-u iu ishte drejtuar Këshillit të Byrove për aplikim të përkohshëm të kartonit të gjelbër në Kosovë.

“Ne nuk i kemi pasur më herët dokumentet e Asambleve të Përgjithshme të Këshillit të Byrove, mbajtur në Gjenevë, gjegjësisht në Andorra, në të cilat rekomandohet lejimi i pajisjes së automjeteve kosovare me Karton të Gjelbër”, thuhet në përgjigjet e kësaj Byroje për gazetën “Zëri”.

Kuvendi i pafuqishëm përballë Kompanive të Sigurimit

Naser Osmani deputet nga radhët e LDK-së dhe zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kishte kërkuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që të jetë para këtë Komisioni që të raportojë për këtë çështje, meqë BQK-ja bën mbikëqyrjen e bankave, kompanive të sigurimit dhe institucioneve tjera financiare, ndërsa Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar është trupi kryesor shtetëror që licencon dhe kontrollon firmat audituese në Kosovë.

Mirëpo sipas Osmanit deri me tash askush nuk ka raportuar lidhur më këtë problematikë. Ai tregon se më të dëmtuarit nga kjo situatë tepërmi po u kushton bizneseve nga Kosova. “Shumë biznesmenë duhet të angazhojnë shofer dhe kamion nga Serbia, ngase ata janë të pajisur me këtë karton dhe kjo i kushton më lirë bizneseve, se të angazhonte një shofer kosovarë i cili nuk posedon kartonin e gjelbër”, ka shtuar Osmani.

Mashtrimi i byrosë për anëtarësim

Në shtator të vitit 2011, Byroja Kosovare e Sigurimit kishte lëshuar një njoftim për media ku thuhej se “Byroja Kosovare e Sigurimit, më 30 shtator 2011, e ka paraqitur kërkesën për aplikim në Këshillin e Byrosë për Karton të Gjelbërt, me seli në Bruksel.

“Nga ky institucion është kthyer një përgjigje pozitive, duke na dërguar edhe pakon me pyetësorin për aplikim në KBKGJ, të cilin duhet ta plotësojë BSK-ja dhe ta dërgojë në Bruksel para 28 tetorit të këtij viti. Jemi të bindur se aplikacioni për anëtarësim i BKS-së në KBKGJ do të plotësohet me sukses dhe në mbledhjen e radhës të KBKGJ-së do të shqyrtohet aplikimi ynë dhe shpresojmë se do të marrim një përgjigje pozitive”, thuhej në këtë njoftim.

Por tash e tre vjet nuk ndodhi asgjë dhe nuk është arritur ky antarësim. Por edhe vetë kryeministri Hashim Thaçi javë më parë ka theksuar se para verës së sivjetme kosovarët përfundimisht do ta kenë Kartonin e Gjelbërt dhe do të jenë të barabartë me të tjerët.

Bllokohet marrëveshja për kartonin e gjelbër në Bruksel

Në fillim të muajit prill të këtij viti, Këshilli i Byrosë Evropiane ishte pajtuar që të lejojë shitjen e kartonit të gjelbër për Kosovën, por marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të refuzimit nga kompanitë e sigurimit në Kosovë. Kjo ka shkaktuar edhe përçarje mes kompanive të sigurimit, përfaqësues të së cilave janë pjesë e takimeve në Bruksel, ku po diskutohet me palën serbe për arritjen e memorandumit të mirëkuptimit për lëvizjen e lirë Kosovë – Serbi dhe anasjelltas.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve kanë mohuar të jetë diskutuar në Bruksel çështja e kartonit të gjelbër.

Por tashmë dihet se kanë filluar edhe vetë disa anëtarë të Byrosë kosovare të akuzojnë kolegët e tyre se po bllokohet qëllimisht anëtarësimi i Kosovës në Kartonin e Gjelbër gjithnjë për arsye financiare. Rrahim Pacolli, nga kjo byro, si pjesëmarrës i delegacionit të Kosovës në takimet e zhvilluara në Bruksel, ka thënë se marrëveshja që Kosova të lëshojë kartonin e gjelbër është bllokuar në momentet e fundit nga kolegët e tij.

Kjo, sipas tij, ka shkaktuar zhgënjim tek Bashkimi Evropian, që ka shprehur gatishmëri që para anëtarësimit me të drejta të plota në Byronë Evropiane, Kosovës t’i lejohet shitja e kartonit të gjelbër.

Aufrufe: 1664 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Prill 2014  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV