Shtune, 20-04-2024, 06:16
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Mars » 21 » Arrestohen dy të dyshuar për trafikim, identifikohen dy viktima
21:22
Arrestohen dy të dyshuar për trafikim, identifikohen dy viktima

Prishtinë, 21 mars - Në kuadër të hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe mundësimit të prostitucionit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, përkatësisht sektori në Ferizaj ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz si dhe ka bërë identifikim e dy viktimave të trafikuara.

Sektori Rajonal Kundër Trafikimit – Ferizaj, më 14 mars , në bazë të disa informacioneve të sigurta ka sjellë në stacionin policor në Ferizaj viktimën e rastit A. J. Dyshohet se viktima është trafikuar dhe detyruar nga të dyshuarit që të merret me prostitucion.

Gjithashtu hetimet kanë vazhduar edhe më tutje pasi që hetuesit policor kanë poseduar informacione se dyshohet që edhe viktima tjetër B. M. është trafikuar dhe detyruar të ushtroj prostitucion.

Viktimave ju është ofruar strehim në një strehimore në Kosovë.

Hetuesit e EHTQNJ (Ekipit për hetimin e trafikimit me qenje njerëzore) në Ferizaj, kanë arritur që të bëjnë identifikimin e personave të dyshuar dhe më 20 mars, rreth orës 14:00 është ndaluar i dyshuari B. H. i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në arrati.

Lidhur me këtë është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë me vendim të të cilit i dyshuari ndalohet për 48 orë , ndërsa kërkimi për dy të dyshuarit tjerë vazhdon.

Më 20 mars, rreth orës 20:00 pas një pune intensive hetimore të lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari i dytë i cili ishte në kërkim dhe i cili pas intervistimit ndalohet për 48 orë.

Aufrufe: 1301 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Mars 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV