Ejte, 25-04-2024, 13:41
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Mars » 31 » Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç
15:15
Binjaket e veçanta mbushin 7 vjeç
Njëra ka lëkurë të errët dhe sy të mëdhenj kaf, ndërsa tjetra ka lëkurë si mermer, sy blu e flokë të verdhë. Kanë të njëjtën buzëqeshje, të njëjtën formë fytyre, por ndryshojnë kaq shumë nga njëra-tjetra.

Bëhet fjalë për Kian dhe Remee, binjaket që kanë lindur një minutë njëra pas tjetrës, por në fakt përbëjnë një rast tepër të rrallë kombinim genesh, një në 1 milion. Tani ato janë 7 vjec dhe gjatë viteve të para të jetës njerëzit janë habitur pa fund kur mësonin se janë binjake. Nëna e tyre Kylee Hudgson dhe babai Remi Horder janë mulatë dhe janë fëmijë të nënave të bardha dhe baballarëve me ngjyrë.

Ata thonë se vajzat nuk i kanë pyetur asnjëherë se përse ndryshojnë kaq shumë dhe nuk kanë patur asnjëherë ndonjë paragjykim racial.

"Ato nuk janë të shqetësuara për ngjyrën e tyre të lëkurës. Ato ndihen mirë dhe janë shembulli perfekt se si duhet të bashkëjetojnë njerëzit e rracave të ndryshme", thotë nëna e tyre Kylee. Kian është 60 sekonda më e madhe se sa motra e saj dhe erdhën në jetë në prill të vitit 2005, pas një operacioni cezarian.

"Njerëzit më pyesin se përse i vesh fëmijët njësoj dhe unë u them se ato janë binjake dhe kjo është arsyeja. Ata më shohin me cudi dhe kjo më shkakton irritim. Megjithatë fqinjët tanë e dinë që vajzat janë binjake dhe nuk më ngacmojnë me pyetje", thotë Kylee. Pavarësisht se vajzat janë binjake ato tashmë kanë nisur të bëjnë gjërat që pëlqejnë sipas dëshirës
Aufrufe: 1379 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 5.0/1
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Mars 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV