Shtune, 20-04-2024, 04:40
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Shkurtë » 22 » Denoncon gjyshin për abuzim seksual
23:00
Denoncon gjyshin për abuzim seksual

Shtime. Plaku 80-vjeçar M.B. nga Carraleva, komuna e Shtimes, me vite kishte abuzuar seksualisht mbesën e vet, tani 15-vjeçare. E mitura 15-vjeçare thotë se gjyshi i saj e kishte abuzuar atë që nga mosha 11-vjeçare.
Rasti i fundit, sipas saj , kishte qenë më 13 shkurt 2012, kur ajo nuk e kishte fshehur më marren dhe rasti kishte shkuar në polici. Sipas njoftimit, Policia në Ferizaj ka raportuar për arrestimin e 80-vjeçarit nga fshati Carralevë i Shtimes, i cili dyshohet për abuzim seksual të mbesës 15-vjeçare.
Autoritete policore thanë se fillimisht rasti ishte raportuar si dhunë në familje, ndërsa gjatë intervistimit të plakut të dyshuar hetuesit kanë konstatuar se "ka rast të keqpërdorimit seksual me persona nën moshën 16-vjeçare".
Sipas deklaratës së viktimës dhënë në polici, ajo ishte keqpërdorur seksualisht nga gjyshi i saj M.B. 80-vjeçar me vite të tëra" dhe se rasti i fundit kishte ndodhur më 13.02.2012, kur i dyshimti kishte kapur viktimën për gjoksi.
Viktima ka thënë të kishte goditur me bërryl të dyshimtin dhe ishte larguar nga kuzhina.
Hetuesve policorë vajza u ka treguar se këto keqpërdorime seksuale nga gjyshi i saj kanë filluar që nga mosha 11-vjeçare, por vetëm kësaj radhe është denoncuar rasti.
I dyshuari gjatë ditës së djeshme është intervistuar në prezencë të avokatit dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Aufrufe: 1909 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 1.0/1
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Shkurtë 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV