Mërkure, 24-04-2024, 23:37
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2014 » Prill » 6 » Gjendet i vrarë vogëlushi nga Kosova, arrestohet vrasësi
01:00
Gjendet i vrarë vogëlushi nga Kosova, arrestohet vrasësi

Tri javë pasi qe zhdukur, vogëlushi 5 vjeçar rom me prejardhje nga Kosova, i quajtur “Dano” është gjetur i vrarë, në shkurret pranë një lumi në afërsi të lokalitetit Herford të Wetfali-së. Pas obduksionit të kryer dhe hetimeve plotësuese, prokuroria ka dalë sot me të dhëna që konfirmojnë se kufoma e gjetur dje i takon vogëlushit të përmendur.

Policia pati arrestuar një burrë 43 vjeçar si të dyshimtë për vrasjen dhe ndërkohë njoftohet se ai pranon veprën e kryer, ngufatjen deri në vdekje të vogëlushit.

Personi në fjalë dyshohet ta ketë vrarë edhe një vajzë të zhdukur që në vitin 2007, bën të ditur policia hetuese. Edhe ajo (Jenisa) ishte me prejardhje nga Kosova. Por, pasi që ishte mbajtur disa javë në paraburgim, ai ishte liruar në mungesë të fakteve.

Hetuesit supozojnë se ai e ka vrarë Danon për të mbuluar një krim tjetër. Sipas gazetës “Westfalen-Blatt”, vrasësi banonte në afërsi të familjes së vogëlushit tashmë të vdekur.

Prindërit e Danos dhe tre fëmijët tjerë janë nën përkujdesje të vazhdueshme dhe mbahen të izoluar nga zhvillimet, njofton spiegel.de. Para shtëpisë së tre ka pasur sot një grumbullim spontan të të njohurve për të shprehur ngushëllimin për fëmijën e vrarë dhe mllefin ndaj vrasësit. Policia e ka siguruar vendin rreth shtëpisë.

Aufrufe: 1283 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Prill 2014  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV