Ejte, 28-03-2024, 13:59
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Prill » 7 » Hamburg: Vritet një kosovar dhe plagoset një kosovare
20:59
Hamburg: Vritet një kosovar dhe plagoset një kosovare
Hamburg, 5 prill - Natën e së mërkurës në Hamburg të Gjermanisë është vrarë një kosovar dhe është plagosur një kosovare. Rreth orës 00:30 pas mesnatës, një grup personash të armatosur, disa prej të cilëve me maska, kanë hyrë dhunshëm në një lokal ku ishin të pranishëm së paku pesë veta.

Ngjarja ka ndodhur në St.Pauli, zonën e Hamburgut, e njohur si qendër e argëtimit, prostitucionit dhe krimit.

Këtu filloi një shkëmbim të shtënash me armë, që për pasojë pati plagosjen e rëndë të kosovarit 44 vjeçar, i cili më vonë vdiq. Po kështu, plagë në njërin krah ka pësuar edhe një femër 31 vjeçare me prejardhje nga Kosova. Ajo nuk gjendet në rrezik për jetën. Komisioni për vrasje i Entit të kriminalistikës ka filluar hetimet, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë së Hamburgut, informon portali Albinfo.

Sulmuesit pastaj kanë ikur duke u strehuar në një diskotekë të zbrazët, ku më vonë janë rrethuar nga policia, e cila i ka arrestuar katër persona të dyshimtë të moshës nga 24 deri në 37 vjeçare. Me këtë rast nga ata janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.

Motivet e sulmit ende nuk dihen dhe janë objekt i hetimeve të mëtejshme.

Aufrufe: 1594 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Prill 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV