Premte, 26-04-2024, 00:39
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Prill » 3 » Kolona kilometrike në kufirin Serbi – Kosovë
21:24
Kolona kilometrike në kufirin Serbi – Kosovë
Prishtinë, 2 prill – Në kufirin ndërmjet Serbisë e Kosovës po krijohen kolona kilometrike udhëtarësh, kryesisht mërgimtarë nga Kosova, që vijnë në Kosovë nëpër Serbi, si rrugë më e shkurtër. Por, për ta kaluar kufirin serb në Merdar, pa "telashe” dhe pa pritur në rend, bashkatdhetarët nga diaspora paguajnë nga 50 euro, shkruan sot "Koha Ditore”. Në të kundërtën, ata detyrohen të presin me orë të tëra si pasojë e neglizhencës së procedurave doganore nga ana e doganës së shtetit fqinj.
Policia doganore serbe po shkakton vonesa qëllimisht, për t’i "nervozuar dhe plaçkitur” bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës. "Ka shumë raste që ata po kërkojnë nga bashkatdhetarët tanë para, nga 50 euro, vetëm për t’i futur kinse pa rend, dhe për t’i kaluar më shpejt procedurat doganore. Ata të shkretët udhëtojnë me familje dhe nuk kanë llogari të presin nga 5 orë në kufi, kështu që detyrohen të paguajnë”, ka shtuar burimi policor.
Neglizhencën e palës serbe e ka potencuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, sipas të cilit që nga e shtuna ka kolona të gjata në hyrje-daljet e kufirit serb në Merdar, e posaçërisht vonesat më të mëdha janë sipas tij, në hyrje për në Kosovë. "Sa i përket krijimit të kolonave, në vendkalimin kufitar Merdar, mund t’ju konfirmoj se sipas informatave të marra nga qytetarët që po vijnë nga Serbia për në Kosovë, thuhet se ka pritje me orë të tëra. Ka neglizhencë të punës nga ana e autoriteteve serbe. Nga dje (e shtunë) ka pasur kolonë, dhe dje ka qenë situata edhe më e rënduar”, ka thënë Kelani.
Legjenda; Që nga e shtuna ka kolona të gjata në hyrje-daljet e kufirit serb në Merdar. Gjendja e njëjtë vazhdonte edhe të dielën. Burime nga policia thonë se policia serbe po kërkon nga bashkatdhetarët tanë nga 50 euro, vetëm për t’i futur kinse pa rend, dhe për t’i kaluar më shpejt procedurat doganore
Aufrufe: 1408 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Prill 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV