Marte, 23-04-2024, 19:03
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2014 » Prill » 19 » Komunikatë për opinion
22:27
Komunikatë për opinion

 

Me datën: 18.04.2014
Pejë

Komunikatë për opinion

Veprimet përmes përgojimit dhe dezinformimi të opinionit, në mënyrë të vazhdueshme lidhur me IRDK-ën dhe personalitetet e saj nga individ dhe grupe individësh, që po bëjnë plane të krijojnë parti politike të cilën po quajnë PLE, janë përpjekje për të krijuar tensione dhe përçarje brenda komunitetit egjiptian në Kosovë.
Vizitat dhe takimet e këtij grupi individësh, me grupe të banorëve të komunitetit, nëpër vendbanime të ndryshme, për të shpjeguar krijimin e një partie nga këta individ, është duke u shfrytëzuar për të njollosur, etiketuar dhe shantazhuar strukturat dhe personalitetet e IRDK-ës. Etiketimet për drejtuesit e IRDK-ës si hajna, manipulimi me shifra dhe destinimin e buxhetit të IRDK-ës, manipulimi me familjar që kanë përjetuar ngjarje të renda në periudha të caktuara, postimi i fotografive me të gjymtuar, invalid e skamnor, janë skena tragjike për të manipuluarit, por edhe qesharake për këta inskenues të këtyre skenave.
Kur IRDK doli në skenën politike, atëherë nuk kishte deputet te rezervuar, por kishim për synim mbrojtjen fizike të Egjiptianëve të Kosovës dhe mbrojtjen e identitetit etnik. Ne prej vitit 1999 ishim pjesë e grupeve punuese të sigurisë që organizonte KFOR-i dhe UNMIK. Në atë kohë ne vepruam konkretisht dhe nuk na ra ndërmend për procesverbale. Të gjitha rastet e renda që ndodhen brenda komunitetit i raportuam dhe kërkuam që të ndriçohen. Në fillimet e veprimit tonë, nuk kishte rrugë tjetër përpos veprimit politik, që nuk ishte aspak e lehtë për të arrit rezultate. Qysh në fillim ne kishim synim krijimin e klimës së përshtatshme për të bashkëjetuar me komunitet e tjera, dhe me veprimet tona politike u treguam të suksesshëm në qetësimin e situatës dhe vazhdimin e jetës me të gjitha vështirësitë. Pse të mohohen të arriturat tona në ndërtimin e shtëpive, përmirësimin e infrastrukturës, krijimin e lehtësirave për shkollim, përfshirjen e komunitetit në kushtetutë e ligje, mbrojtje te të drejtave dhe mosdiskriminim? A mos duhet që për shkak të dëshirës së flaktë të drejtuesit të partisë së paralajmëruar për tu bërë deputet, të mohohen të gjitha që janë bërë nga IRDK?
Llafet e kota për ndryshime, e për parti me gjeneratën e re janë fasadë për të mbuluar arsyet e vërteta të krijimit të një partie tjetër brenda komunitetit Egjiptian. Për çfarë ndryshimesh mund të bëhet fjalë me një vend të rezervuar në Parlament? A do të jetë në gjendje që deputeti me vend të rezervuar të imponoj politikat e Qeverisë së ardhshme? A do të jetë në gjendje që deputeti i vetëm në Parlament të imponoj implementimin e ligjeve? I vetmi ndryshim që përflitet është emri i deputetit.
Me siguri se më mirë do të ishte që të tregojnë haptas se kush është ekipi i kësaj partie, ma çka merreshin deri tani, si e deklaroni ata përkatësinë etnike deri me tani, si i mbajtën gjallë romët në Kosovë përmes implementimit të strategjisë së qeverisë së Kosovës për komunitetin RAE, si kaluan në parti të etnive tjera për inat se nuk u benë bartës të listës në IRDK etj. Sigurisht se drejtuesi i kësaj partie është më mirë që t'i shmanget agresivitetit në apele kur rreptësisht i ndalon te tjerët të komunikojnë me komunitetin, ose në thirrjet për mos politizim të rasteve për solidaritet. As mos të harron që të shfaqet me dhjeta fotografi duke i atribuar vetes dhe partisë së tij solidaritet me mbledhje të parave për raste të vdekjes e për të sëmur, shpërndarje të karrocave për invalid etj duke harruar thirrjet e tij për mos politizim. Më mirë do të ishte sikur për gjendjen ''shumë të rendë'' të komunitetit të mos e fajësoj IRDK, por të tregoj se si ka me i punësuar 95% te të pa punësuarve të komunitetit tonë.
Me gjithë përpjekjet e këtij grupi politik për tensionim dhe përçarje të komunitetit, kjo nuk do të ndodh, për shkak se populli e njeh të kaluarën e së cilit prej neve, e njeh kontributin e secilit, e njeh karakterin e të gjithëve, i njeh kapacitetet e të gjithëve, e deshifron lakminë për karrierë të shfaqur me agresivitet ndaj kundërshtarëve politik.
Unë i bëjë thirrje të gjithë pjesëtareve të komunitetit Egjiptian në Kosovë e diasporë, që të jeni shumë të qetë, të kemi sjellje korrekte ndaj të gjithë atyre që sjellin alternativa politike për komunitetin, të mos i dëgjojmë ata që ofrojnë urrejtje, dezinformata, shantazhe, agresivitet, dhe të presim me qetësi fitoren e ardhshme të IRDK-ës.

Kryetari i IRDK-ës
Xhevdet Neziraj
Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës

Aufrufe: 1497 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Prill 2014  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV