Mërkure, 24-04-2024, 16:49
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Shkurtë » 14 » Kosovari del lakuriq në rrugë, Gjermani
15:58
Kosovari del lakuriq në rrugë, Gjermani

Kosovari del lakuriq në rrugë, vdes në krahët e policisë

Gjermani - Pasi kishte demoluar banesën, kishte dalë në rrugë dhe po vraponte lakuriq në rrugën automobilistike.
Një kosovar i moshës 31 vjeçare ka vdekur në krahët e policisë. Ai më parë kishte demoluar banesën e vet dhe pastaj kishte dalë në rrugë dhe po vraponte lakuriq. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet akoma.

Në orën 02.17 të të dielës, pas mesnatës, policia e Magdeburgut merr një njoftim për prishje të qetësisë, shkruan "Magdeburgersonntag". Fqinjët kishin parë se një fqinj i tyre po e demolonte banesën e tij. Pas pak, policët panë në rrugën ku qarkullojnë automjetet një person mashkull që po vraponte krejtësisht lakuriq dhe pa orientim.

Në këto rrethana ata e panë veten të detyruar ta ndalonin. E mbështollën me një batanije dhe deshën të pritnin deri sa të vinte mjeku i emergjencës. Por, në pritje e sipër, 31 vjeçari humbi vetëdijen dhe vdiq pasi e vendosën në autoambulancë.

Në ekspertizën e parë, mjekët ligjorë nuk qenë në gjendje të konstatonin nëse vdekja kishte ardhur si pasojë e ndonjë veprimi të dënueshëm. Ndërkohë është caktuar kryerja e obduksionit.
Aufrufe: 2990 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Shkurtë 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV