Premte, 19-04-2024, 11:01
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2013 » Prill » 29 » Mashtronte të "dashurat" dhe u kërkonte para për mos postimin e fotove intime në Facebook
20:57
Mashtronte të "dashurat" dhe u kërkonte para për mos postimin e fotove intime në Facebook
Mashtronte të "dashurat" dhe u kërkonte para për mos postimin e fotove intime në Facebook

Hetues policorë nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit kanë arrestuar Lulzim Dinën nga një fshat i Rahovecit në cilësi të personit të dyshuar, sepse i njëjti ka konsumuar elemente të veprave penale të shantazhit, mashtrimit dhe fotografimit të paautorizuar.
Sipas hetimeve të para, pas ankesës së një viktime femër, janë gjetur prova e fakte se i dyshuari pasi i ka përvetësuar viktimat me premtime të rreme për martesë, më vonë ndaj tyre ka ushtruar shantazh duke u kërkuar goxha para për fshirjen e fotove komprometuese të cilat i postonte në "Facebook” në emër të një personi të imagjinuar të gjinisë femërore. Po ashtu, i dyshuari për vete përdorte një emër të rremë gjatë paraqitjes me viktima. Pas mbledhjes së provave dhe intervistës me të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndaljen e të dyshuarit nën masën e arrestit me burg të cilën e ka vërtetuar gjyqtari i procedurës paraprake, duke ia vazhduar paraburgimin në afat prej 30 ditëve.
Sipas raporteve policore, i dyshuari Dina është recidivist i veprave të tilla penale
Aufrufe: 1214 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 5.0/1
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Prill 2013  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV