Shtune, 20-04-2024, 05:43
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2014 » Shkurtë » 19 » Në takimin e inicuar nga dega e IRDK-së dhe dega e PDAK-së
19:41
Në takimin e inicuar nga dega e IRDK-së dhe dega e PDAK-së

Me datën: 09.02.2014
Në: Frankenthall

Në takimin e inicuar nga dega e IRDK-së dhe dega e PDAK-së në Gjermani, ku morën pjesë: Muhamet Salihi, Ramiz Zizaku,Afri...m Kryeziu, Naser Kongjeli, Shemsedin Kopili, Gani Sejdiu, Sherif Jupi, Nexhdet Karaxha, Muharrem Prizreni, Hilmi Bugari, Milazim Alijaj, Murtez Krasniqi, Xhevdet Gavrani, Nuhi Shabani, Ekrem Abazi, Nehat, Shabani, Afrim Sejdiu, në njërën anë dhe: Rrahmon Asllani, Sefer Krasniqi, Enver Rexhepi, Osmon Berisha, Shemsi Berisha, Shyrei Mehmeti, Riza Mehmeti, Arben Rexhepi, Bajram Haziri, Ernes Rexhepi, Agron Rexhepi, Enver Rexhepi, në anën tjetër, në një atmosferë relaksuese është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit për interesa të përbashkëta të komunitetit Egjiptian e Ashkali, dhe pas bisedave vëllazërore arritëm në këto:

K o n k l u z i o n e

I. Ndarja e popullit tonë në Egjiptian dhe Ashkali nuk është aspak reale, por është shumë e dëmshme sepse për gjeneratat e ardhshme kjo ndarje mund të shndërrohet në realitet.

II. Të gjitha formacionet e organizuara politike e jo politike dhe individët nga ana e Egjiptianëve dhe Ashkalive, në Kosovë e në diasporë, duhet të kontribuojnë për minimizimin e ndasive dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta që i kemi kultivuar me shekuj.

III. Të gjithë ne duhet të fillojmë menjëherë të bashkëpunojmë në të gjitha fushat ku i shprehim vlerat tona të përbashkëta me qëllimin final që në të ardhmen të mos kemi asnjë dallim.

IV. Përafrimin tonë do të lehtësojmë përmes formimit të Këshillit të përbashkët i cili do të koordinohet nga Ramiz Zizaku dhe me përbërje nga: Muhamet Salihi, Afrim Kryeziu, Shemsedin Kopili, Milazim Alija, Xhevdet Gavrani, Naser Kongjeli, në njërën anë dhe nga: Rrahmon Asllani, Enver Rexhepi, Sefer Krasniqi, Shemsedin Berisha, Sefedin Rexhepi, Bajram Haziri, në anën tjetër, i cili do t'i paraprijë bashkëpunimit dhe përmes bisedimeve do t'i eliminojmë pengesat që mund të paraqiten.

V. Në Kosovë, pozitat politike të rezervuara, nuk duhet të shërbejnë për vazhdimin e thellimit të ndarjes tonë por duhet të shërbejnë për përafrim dhe për bashkimin e forcave në realizimin e interesave të popullit.

VI. Populli i jonë i shpërndarë në diasporë, i inkurajuar nga nismat e juaja në Kosovë për përafrim, ju fton të gjithëve, e në veçanti përfaqësuesit tanë politik në Kuvendin e Kosovës, që të kursejnë veten nga lakmia për pozitat e rezervuara, dhe të krijojnë menjëherë mekanizmat për bashkëpunim dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve, si kusht për t'i merituar ulëset në Parlament.

Kryetari i degës së IRDK-së në Gjermani: Muhamet Salihi
Kryetari i degës së PDAK-së në Gjermani: Rrahmon Asllani
Aufrufe: 1799 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Shkurtë 2014  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV