Premte, 26-04-2024, 00:20
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Mars » 31 » Një mjek i arrestuar, dyshohet se dhunoi pacienten
15:21
Një mjek i arrestuar, dyshohet se dhunoi pacienten
Prishtinë, 31 mars - Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një mjeku në komunën e Lipjanit, nën akuzën për dhunim të pacientes së tij. I dyshuari për këtë vepër, sipas policisë, tani ndodhet në paraburgim, kurse rasti ka kaluar në duar të hetuesisë.

Rasti është konfirmuar dhe nga familjarë të viktimës, të cilët ngjarjen e ndodhur ndaj vajzës së tyre, më 27 mars e kanë denoncuar në redaksinë e gazetës Zëri.

"Vajza ka shkuar të kontrollohet tek gjinekologu R. Z., i cili më pas e ka dhunuar duke ia mbyllur derën, e më pas duke thyer telefonin, derisa ajo ishte përpjekur të më thërriste”, ka deklaruar Xh. G., babai i vajzës nga Sllovia e Lipjanit.

Vajza ka thënë se mjeku ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe se tërë ngjarja ka ndodhur përreth dy orë në ordinancë, që gjendet në afërsi të shtëpisë së mjekut.

Babai thekson se ky krim ndaj vajzës së tij duhet të ndëshkohet, prandaj ka kërkuar ndihmën e organeve policore dhe ka paraqitur rastin po atë ditë në polici, e cila sipas procedurave kishte dërguar vajzën në ekzaminim mjekësor.

Policia e Kosovës ka deklaruar se mjekut të arrestuar, i lindur më 1964, i është vazhduar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Florie Ahmeti, nga zyra për informim e PK në rajonin e Prishtinës, ka thënë se rasti ka kaluar në organet e prokurorisë dhe se pritet konstatimi i Mjekësisë Ligjore.

"Është raportuar se një vajzë e ditëlindjes 1989 është dhunuar nga doktori në një ordinancë private”, ka thënë ajo
Aufrufe: 1560 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Mars 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV