Ejte, 25-04-2024, 06:28
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2013 » Gushtë » 26 » Pse foshnja në duart e lypses është gjithmonë në gjumë?
20:51
Pse foshnja në duart e lypses është gjithmonë në gjumë?
Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve. Në storjen e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët "mbrohen” dhe kontrollohen nga një boss i tyre. Bossi merr pjesën më të madhe të "fitimit” ditor përderisa lypset marrin ndonjë shishe vodka, viski ose ndonjë sanduiç apo qofte zgare. Organizimi i këtillë i bandës është një "sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë e askush s’e flet publikisht. Lidhjet e bossave me autoritetet shtetërore janë aq të thella saqë askush nuk i heton apo nuk i ndjek për të parë se ku përfundojnë paratë e mëshirës.

Pjesa shqetësuese e storjes është abuzimi i fëmijëeve, e në veçanti i foshnjave gjatë procesit të kërkimit lëmoshë. Keni vërejtur se shumica e lypseve femra mbajnë në dorë një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë – gjithmonë është në gjumë. Gazetarja e ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypses së njëjtë informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë "nënës” kur dihet se foshnjet flejnë e zgjohen disa here brenda ditës. Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit të cilët nga dhembshuria për lypsen e kanë sharë dhe ofenduar gazetaren që s’e lë lypsen rehat në vuajtjet e saja.

Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre – por janë zakonisht bebe të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret por edhe nga familje të ndryshme. Shkaku pse ato foshnja flejnë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka (alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë "orarit të punës”, por lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë dinar duke menduar si i ndihmojnë "nënës”.

Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle apo është e zgjuar. Kërkoni nga "nëna” t’a shihni beben përpara se t’i jepni një 10 denarsh. Nuk e di nëse në Tetovë (dhe në përgjithsi në vendin tonë) ekziston praktika e njëjtë si rrugëve të Bosnjës, por e di që një ditë kur po pija një kafe me një mikun tim në një lokal në Tetovë, erdhi nje lypse me një foshnjë, dhe një burrë në një tavolinë i kërkoi t’a shihte foshnjën, por lypsja u largua me shpejtësi dhe s’u kthye më.

Dihet se ka nevojtarë, por duhet t’a dini se ka dhe kriminalitet. Kur vendosni t’a bëni një të mirë duke i dhënë ca para një lypses, mendojeni mirë se mund të këni investuar në një biznes të flliqur që shuan jetë foshnjësh çdo ditë…
Aufrufe: 1612 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Gushtë 2013  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV