Ejte, 28-03-2024, 18:55
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2016 » Mars » 12 » Rrëfimi tronditës biznesmenit pejan: Si i shpëtova atentatit që ma bënë dy bashkëkombësit e mi në Zvicër
21:00
Rrëfimi tronditës biznesmenit pejan: Si i shpëtova atentatit që ma bënë dy bashkëkombësit e mi në Zvicër

 

Në natën e së shtunës një banor nga Kosova ka qëlluar me armë zjarri një bashkëkombas në Zvicër. Policia e gjykon rastin për tentim vrasjeje.

Tentim vrasjen në Zvicër për gazetën tonë e ka konfirmuar edhe vëllau i të plagosurit Lulzim Berisha, Visari, të cilët janë nga Peja me qëndrim në Zvicër. Visari tregon detajet që ai dyshon se dërguan deri te kjo vepër e tmerrshme e dy bashkëkombësve të tij të cilët po ashtu janë nga Peja.

“Vëllau i im Lulzim Berisha nga Peja është një biznesmen i suksesshëm në Zvicër. G. B. dhe A. B. (emra e plotë të njohur për redaksinë) nga Winterthuri i Zvicrës e kanë pas një pizzeri dhe kanë falimentua me ta. A. është një hajn edhe huligan tipik. Qe 1 vit janë duke e kërcënua vëllaun tim dhe duan ti marrin pare për ta kaluar krizën personale financiare” fillon rrëfimin vëllau i biznesmenit pejan.

“Sot ne 4 ora te mëngjesit e kanë ruajt te diskoteka “Bolero” deri sa ka dalur jashtë. Kur ka hyp në kerr i kanë shkuar te dritarja dhe e ka gjuajtur me plumb te parë, vllau ka mundur ti jep gaz kerrit, por G. e ka gjuajtur edhe 4 herë me armë. Për fat te mirë nuk e ka kapur as një plumb, vazhdon rrëfimin Visari.

Ai më tej tregon se “vëllau im ka arritur të dal në autostradë ku aty ju ka ndal kerri për shkak te plumbave qe i ka marr. Vllau i im ka arritur te dal nga kerri dhe te mshefet ne një vend. Ne atë moment ka ardhur G. B. dhe ja ka vu flaken kerrit. A.B. dhe G. B. ndodhen ne Burg me akuzë paramendim vrasje. Lulzimi tash gjendet ne gjirin familjar dhe pas disa lëndimeve te lehta është mirë me shëndet” përfundon rrëfimin tronditës Visar Berisha nga Peja, vëlla i biznesmenit Lulzim Berisha.

Shqiptari i sulmuar u shpëton plumbave dhe zjarrit në automjetin e tij në Zvicër

Ngjarja e rëndë e paraqitur nga mediat zvicerane “si e denjë për skena hollivudiane", është regjistruar në Spreitenbach, përcjell botasot.info.

Të dy të dyshuarit në aksion janë 37 vjeçarë. I qëlluari menjëherë është arratisur me automjetin e tij në autostradën A1, ku i ka shpërthyer në zjarr, pak pas kalimit të tunelit Baregg në drejtimin të Bernit, shkruan nzz.ch.

Alarmi nga policia është marrë rreth orës 3.45, ku në vendngjarja pa se i sulmuari nuk ishte plagosur, përkundër gjithë fatkeqësive të kaluara, përcjell botasot.info.

Arrestohen të dyshuarit

Policia ka arritur të gjejë menjëherë gjuajtësin 37 vjeçar me banim në Cyrih, ndërsa i dyshuar është edhe një 43 vjeçar, si bashkëpunëtor. Të dy ndodhen prapa hekurave me masën e paraburgimit.

Deri tani nuk dihen motivet e sulmit dhe as arsyeja e shpërthimit të automjetit. Gjatë aksionit mbeti e bllokuar rruga drejt Bernit për gati një orë. Nga ora 6.30 rruga e bë e qarkullueshme

 

Aufrufe: 1780 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Mars 2016  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV