Premte, 29-03-2024, 06:30
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Korrik » 22 » Si të dashurosh pa e lënduar veten
01:48
Si të dashurosh pa e lënduar veten

Kur vuajmë për dashuri nuk është faji i ndjenjave, por i iluzioneve dhe bindjeve të krijuara. Ja si të çliroheni dhe ta jetoni të lumtur dashurinë
Vuajtja nuk ka lidhje me dashurinë!
Dashuria nuk vdes kurrë, por mund të vritet! Po është e vërtetë, por a ia vlen të vuajmë për dashuri? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhen matur intensiteti i ndjenjave, duhen parë qëndrimet, fjalët, mendimet, që na dënojnë me vuajtje pa qenë e nevojshme. Në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga "detyrimi tipik përsëritës” që na nxit të bëjmë të njëjtat gabime që kemi bërë në të kaluarën me partnerin. Por ç’duhet bërë? Hapi i parë është që të shikoni mirë në thellësi veten dhe tjetrin.
Sjelljet e gabuara na largojnë nga partneri

Si t’ia bëjmë që të dimë se mënyra jonë e të dashuruarit është e shëndetshme dhe nxitëse e humorit të mirë, ose që përgatit terrenin e trishtimit dhe zhgënjimit? Mjafton të shikoni me kujdes sesi silleni dhe çfarë qëllimesh keni për të qenë çift. Ka shumë mënyra për të parë një marrëdhënie me mendje të hapur, të çliruar nga rreziqet dhe konfliktet e zakonshme, edhe pse ka shumë sjellje që mund të na mbajnë larg një marrëdhënieje paqësore me partnerin.
Përsëritja
Duke përshtatur modele sjelljeje të provuara më parë, do t’ju pengojnë të zbuloni me partnerin anët e reja te vetja dhe të përdorni mënyra ende të paeksploruara. Lumturinë mund ta arrini vetëm duke i lënë pas mëritë dhe duke mos bërë më të njëjtat gabime, mos dyshoni, mos krijoni konflikte. Nëse nuk hiqni dorë nga këto sjelle do ta konsumoni menjëherë një lidhje të re të saponisur.
Këshilla
Lëreni mënjanë repertorin e dashurisë dhe përvishuni punës: refrenit "i njëjti plazh, i njëjti det” i ka ikur koha. Tani është koha të zgjidhni diçka të re.
Planifikoni të ardhmen

Kjo është ëndrra e të gjithë të dashuruarve, madje jo e përkohshme, por e përhershme. Por nga dëshira e deri në realizim hapi është i vogël. Tendenca për të fiksuar dhe konsoliduar lidhjen në një formë më të "strukturuar”, siç është fejesa, bashkëjetesa, ose martesa nga frika se mos e humbasësh tjetrin, mund të çojë në projektimin sistematik të së ardhmes. Rreziku? Që pritshmëritë dhe qëllimet e ardhshme mund ta zbehin dashurinë e partnerit karshi jush. Këshilla që u jepet në këto raste është që të jetoni të sotmen, të kujdeseni për gjërat që keni në dorë dhe ato që ndieni në ato momente. Kështu mund të shijoni gjërat e bukura që po kaloni, pa e vrarë mendjen se çdo të sjellë e ardhmja.
Simbioza
"Unë dhe ti që bëhemi një qenie e vetme, e ndarë nga pjesa tjetër e botës”. Kjo është një tentativë fiziologjike që zakonisht është e pranishme gjatë fazës së parë të dashurisë, por nëse nuk ekziston atëherë lidhja mund të jetë e dobët. Për të krijuar një çift nevojiten gjithmonë dy persona, pastaj nëse është vetëm njëri më aktiv se tjetri, këtij të fundit i duhet të mësojë të ecë me ritmin e tjetrit, për të mos e lënë pasionin të shuhet. Nëse lidhja e një çifti është e shëndetshme, nuk ka pse t’i trembet përballjes me botën e jashtme, që është kurioze, zhbiriluese dhe përdor stimuj të ndryshëm për t’i vënë në provë partnerët me xhelozinë, që është molla e sherrit mes dy të dashuruarve. Për të shpëtuar lidhjen duhet të mendoni që xhelozia e sëmurë shkatërron seksin dhe marrëdhënien.
Aufrufe: 1751 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Korrik 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV