Premte, 29-03-2024, 06:15
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2016 » Mars » 31 » Tallava këndojnë edhe ata që më akuzuan
22:25
Tallava këndojnë edhe ata që më akuzuan

 

E ndjekin dhe e duan të gjithë, edhe vetë kolegët. I lindur në Ohër të Maqedonisë, ai tashmë është një këngëtarë shumë i njohur.

Karrieren e tij e nisi shume i ri sepse që në fëmijëri zhanrin tallava e preferonte. Muharem Ahmeti aktualisht i martuar dhe me një vajzë është një nga këngëtarët më të kërkuar dhe më të njohur për dasma, ahengje familjare e koncerte të shumta në Shqipëri e Diasporë.

Që në moshën 8-vjeçare ka edituar albumin e parë e që prej atëherë e deri më sot vazhdon të kryesojë toplistën e emrave më të paguar të skenës shqiptare. Ai hap zemrën dhe flet për shumë gjëra për gazetën “Bota sot”.

“Bota sot”: Nisim me fëmijërinë tënde, ëndrrën për t’u bë këngëtar, të kujtohej? Mendoje diçka ndryshe jashtë muzikës apo..?

-Fëmijëria ime ka qenë shumë ndryshe, jo si çdo fëmijë dhe normal kam pasur ëndërr dhe dëshirë që të bëhem mjek.

“Bota sot”: Shumica e njerëzve përfshirë këtu edhe këngëtarë të njohur nuk e fshehin se kanë kaluar fëmijëri të vështirë e të varfër por që sot jetojnë në luks, do doje të kthehesh shumë vite pas?

-Të vërtetën po kam kaluar vështiësi dhe varfëri dhe e di se çfarë do të thotë të rritesh në vështirësi e varfëri që nuk i harroj kurrë.

“Bota sot”:Keni shumë krijimtari, sa këngë e projekte numëron deri më sot?

-Me numër nuk i pëcaktoj fiks por e di që janë shumë.

“Bota sot”: Muharemin e njohin si një supervokal, po si e prezanton veten, përshkruaju me pak fjalë?

-Të them të drejtën nuk e mburri veten kurrë, nuk jam njeri që lavdëroj veten jam shumë i thjeshtë me gjithë fansat kudo që janë nëpër botë dhe pse kam qenë i varfër në fëmijërinë time kam kaluar edhe shumë vështirësi tjera por jam falenderues Zotit dhe këtë gjë do e bëj deri në fund të jetës.

“Bota sot”: Je i martuar dhe ke një vajzë, nuk mendon të zgjerosh familjen?

-Jam i martuar dhe kam një vajzë e me miratim të Zotit ndoshta edhe një djal si pasardhës tim.

“Bota sot”: Po bashkëshortja xhelozon që je i njohur dhe fanset duan të të shohin, të fotohgrafohen dhe të bisedojnë me ty?

-Me bashkëshorten kam shumë mirëkuptim dhe është i vetmi person në këtë botë që më kupton e me pak fjalë nuk e kam xheloze.

“Bota sot”: Si ishte rruga deri në majat e muzikës shqipe, na e përshkruaj pak këtë rrugëtim?

-Një falenderim të madh për mikun dhe shokun tim Xhezair Elezi i cili zbuloj talentim tim dhe realizi albumin e parë, nuk kam fjalë për të por edhe për gjithë shqiptarët kudo që janë që më vlerësojnë për të qenë ky që jam sot.

“Bota sot”: Sot flitet se je një nga më të paguarit, e vërtetë?

-(Qesh).. Unë nuk e them por njerëzit flasin çfarë të duan.

“Bota sot”: Profesion tjetër përveç këngëtarit ke?

-Profesion tjetër jo.

“Bota sot”: Si ju përgjigjesh kolegëve të cilët shpesh akuzojnë këngëtarët që performojnë muzikë ”tallava”?

-Kolegët që akuzojnë këngëtarët tallava nuk e di por e di që për këtë në fillim më kanë akuzuar dhe mua pa arritur këtu ku jam dhe pse është ndryshe kur je ballë për ballë me kolegë të tjerë, por gjithçka për mua ndryshoi në emisionin “Top Show”, me një fjalë secili njeri ka mendimin e vet por sot tallava këndojnë edhe ata që dikur më akuzonin mua.

“Bota sot”: Ke pasur ndonjëherë konflikt me kolegë në ndonjë koncert shkak i kësaj teme?

-Konflik jo aspak unë si Muharem gjithmonë shikoj drejtimin tim pastaj i respektoj të gjithë artistët.

“Bota sot”: Ikën shpesh në Rumani, ke bashkëpunim me ndonjë këngëtar atje e mos mendon të zgjerosh karrierën apo thjeshtë vizita?

-Po udhëtoj shpesh por kam edhe një surprizë për fansat e mi së shpejti.

“Bota sot”: Ke realizuar disa duete deri më tani, me kë do doje të bashkoje vokalin tënd?

-Dueti që do vi do të jetë surprizëm, por shumë shpejt.

“Bota sot”: Ky vit ndonjë projekt të madh

-Këtë vit është një super hit po thuajse gati por vetem pak keni durim.

Aufrufe: 2353 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 5.0/1
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Mars 2016  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV