Ejte, 25-04-2024, 15:03
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2016 » Janar » 13 » Vetëdorëzohet studentja, shantazhoi me 15 mijë € të dashurin e martuar
20:49
Vetëdorëzohet studentja, shantazhoi me 15 mijë € të dashurin e martuar

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, studentja vlonjate e cila ishte dënuar në mungesë me 1.4 vite burg pasi kishte shantazhuar të dashurin e saj biznesmen i martuar se nëse nuk i jepte 15 mijë euro do të tregonte për lidhjen e tyre.

Studentja 21-vjeçare në Fakultetin Ekonomik në Tiranë Desilvja Menaj, u dorëzua në ambientet e komisariatit numër 3 në kryeqytet, ndërsa shoqërohej edhe nga avokati i saj. Pas prangosjes e reja është transferuar drejt Policisë së Vlorës.

Në fund të nëntorit të vitit 2014 ajo u denoncua në Policinë e qytetit bregdetar nga i dashuri i saj, një tregtar, sipas të cilit studentja i kishte çuar mesazhe në celular ku i kërkonte 15 mijë euro për të mos bërë publike marrëdhënien mes tyre.

Studentja u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa në qershor të 2015-ës, edhe Gjykata e Apelit e shpalli atë fajtore për akuzën e “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” duke e dënuar me 1 vit e 4 muaj.

Vetë vajza pretendon se ajo kishte bërë shaka, ndërsa mendohet se dorëzimi i saj në këtë moment të jetë bërë pasi mund të përfitojë nga amnistia e fundit e miratuar në Kuvend.

Aufrufe: 1619 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 5.0/1
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Janar 2016  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV