Premte, 29-03-2024, 00:09
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2013 » Dhjetorë » 16 » Zoran Rashkoviq që theu heshtjen për krimet e luftës(VIDEO)
21:08
Zoran Rashkoviq që theu heshtjen për krimet e luftës(VIDEO)

Pjesëtari i njësisë paramilitare "Çakejtë”, Zoran Rashkoviq që theu heshtjen për krimet e luftës të kryera në disa fshatra të Pejës, rrëfeu të enjten para Jeta Xharrës të gjitha tmerret që kreu kjo njësi në prill dhe maj të vitit 1999 në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Lubeniq. Tha se aty kanë ndodhur të gjitha sjelljet e mundshme jonjerëzore.

Zoran Rashkoviq, paramilitari i njësisë "Çakejtë”, përgjegjëse për krime lufte në disa fshatra të Pejës, para Jeta Xharrës, drejtoreshës së BIRN-it për Kosovë, rrëfeu të gjitha tmerret e kryera ndaj civilëve të paarmatosur në prillin e vitit 1999. 

"Ishte çmenduri”, tha ai teksa insistoi që të mos i kërkohet të përshkruajë në detaje krimet e kryera. 

Asnjë pushkë nuk është shkrepur kundër nesh, tha më tej Rashkoviq, ndërsa sipas tij, vetëm pak njerëz nga ata që shkuan në atë ekspeditë ndëshkuese e kanë ditur se do të ketë vrasje. 

Rashkoviq tregoi se në Qyshk kanë shkuar për shkak se atje jetonte familja e Agim Çekut, ministrit të tashëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që atëherë ishte komandant i UÇK-së. Atje paramilitarët vranë 42 persona, me mesin e tyre edhe babanë dhe xhaxhanë e gjeneralit Çeku. 

Por krimet nuk u ndalën vetëm me kaq. Ky grup hyri edhe në Pavlan, Zahaq e Lubeniq, duke shkaktuar vdekje të tjera të pafajshmish. 

Rrëfimi i Zoran Rashkoviqit, para Prokurorisë Serbe për Krime Lufte, në vitin 2010 shkaktoi arrestimin e 13 pjesëtarëve të njësisë "Çakejtë”, të cilët janë në gjykim e sipër. 

"Çakalli” Rashkoviq kërkoi falje për vrasjet e 100 shqiptarëve në këto fshatra dhe tha se lutem për shpirtrat e të vdekurve tuaj. Megjithatë, ai tërë kohën Kosovën e quajti Kosmet, ndërsa shqiptarëve në vend të "albanci” në gjuhën e tij iu drejtua me shprehjen fyese "shqiptari”. 

Ai më tutje përmendi Kleçkën dhe një vendi të quajtur kanali i Gllogjanit, ku tha të ketë parë kufoma dhe  të këqijat e kryera nga shqiptarët gjatë luftës. 

Rashkoviq tha se fle qetësisht, edhe pse tregoi se kujtimet e mundojnë.


Aufrufe: 1210 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 4.5/2
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Dhjetorë 2013  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV