Premte, 26-04-2024, 21:46
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2013 » Gushtë » 24 » Babi une po mbytem. Eshte kjo fjalia e fundit qe Vajza e vogel i tha babait te saj
18:23
Babi une po mbytem. Eshte kjo fjalia e fundit qe Vajza e vogel i tha babait te saj
Babi unë po mbytem. Është kjo fjalia e fundit që Jeta e vogël i tha babait të saj, pak sekonda para se të mbytej në ujërat e liqenit Shtares .

Ngjarja ndodhi dje në liqenin Shatres të fshatit Vuthaj të Malit të Zi.

Jeta Kukaj, 10 vjeçare ishte bashkë me babain e saj 2 motrat, vëllaun dhe dy vajzat e hallës në liqen për të përballuar temeraturat e nxehta të kësaj vere. Por askush nuk e kishte menduar se jeta e Jetës do shuhej pikërisht aty.

Rrezik jete ishin edhe dy motrat e viktimës, Elita (14 vjeç) dhe Eliza (12 vjeç). Ato të trija përnjëherëshi kishin kërkuar ndihmën e babait për të dalur nga uji.

Babai kishte shpejtuar për tu ardhur në ndihmë, por siç rrëfen për infoGLOBI-n një bashkëfshatar i viktimës i cili preferon të mbetet anonim "sa herë që  Ganiu (babai i viktimës) shkelte në tokë ai vetëm zhytej më poshtë”.

"Në ndihmë u kishte ardhur  njëra nga kushërirat e cila u kishte zgjatur një shkop, por kur kanë dalur në breg, aty kanë vërejtur se Jeta e vogël mungonte” rrëfen bashkëfshatari.

Ganiu kishte hyrë përsëri në ujë për të kërkuar vajzën. Pas pak minutash e kishte gjetur trupin e Jetës dhe menjëherë e ka dërguar në spitalin më të afërt. Por tentimi për ta kthyer në jetë ishte i kotë. Jeta kur kishte arritur në spital veç se ishte pa shenja jete.
Aufrufe: 1379 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Gushtë 2013  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV