Premte, 26-04-2024, 13:11
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2014 » Mars » 22 » Egjiptianët e Ballkanit, s'i trajton sa duhet shkenca e Kosovës
21:20
Egjiptianët e Ballkanit, s'i trajton sa duhet shkenca e Kosovës

Nga Fazli Stollaj

Në Kosovë, është dëshmuar se ka individ të shkencës, që më shpesh janë treguar të suksesshëm jashtë Kosovës sesa këtu. Për gjeneratat e reja në Kosovë, të merresh me studime shkencore, nuk paraqet ndonjë interes, për shkak se si shkencëtar mund të mbetesh në rrugë po s'pate lidhje familjare apo afërsi politike që të punosh diku si ...mësimdhënës. Studimet e mirëfillta shkencore kërkojnë institute të mirëfillta shkencore. Në Kosovë nuk ekzistojnë ato. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, është shumë e thinjur, nuk i bëjnë punë as syzet, e kohë pas kohe freskohet me politikan te cilët janë edhe profesor, dhe punën akademike e kanë sa për të shkruar gradën ''akademik'' para emrit e mbiemrit, por edhe për të marrë pagë të pa merituar.
Një çështje e pa trajtuar nga shkenca kosovare e historisë dhe etnologjisë, është çështja e paraqitjes së Egjiptianëve në Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit. Prej vitit 1990, kur patëm paraqitje të befasishme te Egjiptianëve në Ballkan, as Akademia e Shkencave, e as Instituti i Historisë, duke përjashtuar disa kumtesa të shkurtra dhe aspak shkencore të disa historianeve, nuk bënë asnjë mundim për të hulumtuar këtë dukuri që kërkon interpretim shkencor.
Ky grup etnik, e kishte fatin të jetë i shtypur nga të gjitha regjimet e vendeve të Ballkanit, dhe i përbuzur nga popujt e etnive të ''bardha''. Pjesëtaret e këtij grupi etnik, të njohur më së shumti me emrin magjup në Kosovë, e evgjit në Shqipëri, ata që nuk dëshironin t'i njohin dhe ata që i shihnin me sytë e racistit, i konsideronin si grup ciganësh. Njerëzit nga ky grup etnik, që shpesh mbanin plis të bardhë në kokën me lëkurë të errët; që punonin si rrogëtar të ''zotnitë'' neper katunde; që ishin mjeshtër të hollë për t'i dhënë ujë hekurit; që ishin të fuqishëm për të goditur fort tupanin; që gëzoheshin kur bënin dasma për martesa të djemve e të vajzave; që flitnin vetëm shqip; që thirreshin edhe në bazë të profesionit si kovaç e ashkali; që mbeten me të madhe analfabet; që në vakt të Titos disa u bënë mësues, disa mjek, disa motra medicinale, disa referent, disa ndërtimtar; që migruan në Gjermani e Zvicër; që në vitin 1990 në Ohër të Maqedonisë kërkuan që të mundësohet deklarimi i tyre Egjiptian; janë autokton në Ballkan me rrënjë nga Misiri.
Për këta pjesëtarë të grupit etnik Egjiptian, të cilët për shkak të gjuhës dhe afërsisë me shqiptaret, deklaroheshin në masë të madhe si shqiptar si në Ushtri e në regjistrim të popullsisë, kishte shkruar Sami Frashëri e Zija Shkodra. Për këta njerëz shkruan edhe maqedonët, bullgarët e francezet, por jo edhe historianët e akademiket e Kosovës.
Për kolonizimin e Ballkanit nga Egjipti kishte shkruar edhe Herodoti, edhe janë gjetur monumente arkeologjike në Ballkan të ngjashme me monumentet e Egjiptit të Lashtë. Kanë mbetur gjithashtu dokumente kishtare gjatë bizantit dhe kanune gjatë Perandorisë Osmane që kanë të bëjnë me Egjiptianët në Ballkan. Grupi etnik i Egjiptianëve, në harresën etnike e mbajtën gjallë ndjenjën e veçantisë etnike. Kjo çështje komplekse, ishte trajtuar në mënyrë raciste nga shkolla evropiane e mbizotëruar nga teoria ariane e progresit. Këtë grup të veçantë etnik, kjo shkollë e trajtoi në kuadër të grupeve cigane që paskan harruar gjuhën e tyre. Kjo ishte më e lehtë për t'i trajtuar në këtë mënyrë pasi që nuk nevojitej studim më i thellë, sepse gjykonin në bazë të ngjyrës dhe mimikës. Kjo mënyrë e trajtimit me paragjykime është sikur se edhe kinezët, japonezet, mongolët, koreanet, filipinasit, etj. t' i thërrasim kinez.
Për shkak të gjuhës amë me të cilën komunikon ky grup etnik, për shkak të autoktonisë, për shkak të trajtimit ligjor si komunitet i cili ka jetuar tradicionalisht në Kosovë, dhe për shkak të kompleksitetit, ky grup etnik do të duhej të ishte interes studimi për akademikët dhe shkencëtaret kosovar.
Nuk ka dyshim se shpjegimi shkencor i prejardhjes së Egjiptianëve të Ballkanit është më kompleks se sa temat për Revolucionin Socialist të LNÇ, apo temat për luftën e fundit në Kosovë, por nuk është aspak e pa rëndësishme për trajtim shkencor. Puna më e lehtë dhe më raciste është t'i trajtosh Egjiptianët e Ballkanit në grupin e romëve. Dr.Marcel Curthiades, një romolog i njohur nga Franca thekson: ''Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke besuar se bënin një vepër të devotshme që nga largësia e zyrave te tyre, duan të detyrojnë këtë popullsi të hyjë në kornizën e identitetit rrom, kjo për të riaktualizuar pikëpamjen jo vetëm të rremë, por edhe raciste, të një popullsie "cigane”, e revizuar, e korrigjuar dhe e riquajtur me fjalën politikisht korrekte "rrom”, në një kohë që rromët dhe Ballkano-egjiptianët nuk kanë asgjë tjetër të përbashkët përveçse vuajtjes prej një përbuzjeje të njëjtë nga popullsitë përreth – gjendje në të cilën ata nuk janë të vetmit''.
Përballë paraqitjes së grupit të ri etnik të identifikuar njëjtë me shtetasit e arabizuar të Egjiptit, shkenca e historiografisë, etnologjisë, arkeologjisë në Kosovë, me heshtje përballë kësaj dukurie dhe injorancë ndaj këtyre njerëzve, ngjallin dyshime për infektim të shkencës kosovare nga virusi i racizmit.

Aufrufe: 1569 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Mars 2014  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV