Premte, 26-04-2024, 09:54
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Mars » 13 » Një i vdekur në një aksident në Pejë
22:02
Një i vdekur në një aksident në Pejë
Pejë, 11 mars - Të dielën, rreth 01:15, në rrugën Tranzit, pikërisht te "Gryka Petroll”-Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku më fatalitet. Në këtë aksident ku ka qenë e përfshirë një veturë e markës Opel kalibra, me targa të Kosovës, ka vdekur 50 vjeçari nga fshati Gurakoc i Istogut, raporton Telegrafi.

"Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e Njësisë për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut Rajonal të Pejës dhe në bazë të hetimeve të para dyshohet se: Deri sa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar rrugës se lart cekur, kur arrin në afërsi të pompës se derivateve të lart cekur ka humbur kontrollin mbi automjet dhe godet shtyllën nga metali pronë e pompës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në këtë aksident në vendin e ngjarjes ka humbur jetën pasagjeri (K/Egjiptian rreth 50 vjeçar) nga fshati Gurakoc-Istog, lëndime trupore ka pësuar ngasësi (K/Egjiptian rreth 29 vjeçar) nga fshati Dobrushë-Istog, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin Pejës për tretman mjekësor.

Pasi ngasësi kishe pranuar tretmanin mjekësor, ka ikur nga Spitali në drejtim të pa njohur, mirëpo hetuesit e Trafikut Rajonal në bashkëpunim më Policin e Stacionit Policor të Istogut, rreth orës 06:30, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

I dyshuari më pëlqimin e Prokurorit ndalohet në ndalimin Policor. Më urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Rastin e procedojnë Hetuesit e Trafikut Rajonal të Pejës.

Aufrufe: 1704 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Mars 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV