Mërkure, 08-05-2024, 05:52
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Shkurtë » 9 » Paratë e humbura
01:35
Paratë e humbura


Paratë e humbura në bastore i deklaron si të vjedhura

Hetuesit policorë të stacionit në Vushtrri kanë arritur që me sukses të zbardhin rastin e rrejshëm të raportuar të grabitjes, të regjistruar më 4 janar 2012, në fshatin Gracë të Vushtrrisë. Një ankues, banor i ë Vushtrrisë, më 4 janar 2012, rreth orës 13:40, kishte njoftuar autoritetet policore për një rast të grabitjes, në të cilin thuhej se ishte viktimizuar nga ana e dy personave të panjohur, të cilët, sipas tij, e kishin sulmuar dhe i kishin marrë me forcë 200 euro. Bazuar në deklaratat e ankuesit, policia kishte iniciuar hetimet e rastit të kualifikuar si “grabitje” në bazë të nenit 255 të Kodit Penal të Kosovës. Hetuesit policorë, të cilët po ndiqnin në mënyrë intensive hetimet e këtij rasti, nuk kishin arritur që të ndërlidhin asnjë nga dëshmitë dhe deklaratat e dhëna nga ankuesi lidhur me rastin, ndërsa hetimet ishin zgjeruar dhe hetuesit po kontaktonin edhe një numër dëshmitarësh të mundshëm. Përfundimisht hetuesit policorë kanë arritur që të bëjnë një ndërlidhje të rastit, gjë që u kishte ndihmuar atyre që të zbulojnë të vërtetën e rastit. Përfundimisht, hetuesit policorë kanë ftuar edhe një herë ankuesin e rastit të raportuar për rikonfirmim të deklaratave të dhëna më parë, ndërsa ballafaqimi i tij me faktet e prezantuara nga hetuesit policorë ka bërë që i njëjti të pranojnë se rasti i grabitjes ishte i sajuar nga vetë ai. Hetuesit kanë zbuluar se i njëjti paraprakisht kishte humbur 200 euro në lojëra të fatit, ndërsa kishte sajuar grabitjen si një arsyetim për paratë e humbura. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit publik kanë hedhur poshtë rastin e raportuar të “Grabitjes”, ndërsa ndaj ankuesit është iniciuar paraqitje penale për “lajmërim të rrejshëm”.
Aufrufe: 1377 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 1.0/1
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Shkurtë 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV