Premte, 26-04-2024, 21:49
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Prill » 30 » Pejë – Cerovikë është rrëmbyer një person i gjinisë femërore
23:15
Pejë – Cerovikë është rrëmbyer një person i gjinisë femërore

Më datën 25/04/2012, rreth orës 14:15, Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Klinë ka pranuar informatën se në rrugën Pejë – Cerovikë është rrëmbyer një person i gjinisë femërore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite policore të Klinës,është lokalizuar vendi i ngjarjes dhe bërë sigurimi i vendit incidentit.
Ne ketë vend policia ka gjetur një këpucë dhe një zinxhir të dorës(i arit),për te cilët dyshohej se viktimës i kishin rënë përderisa kishte bërë rezistencë gjatë rrëmbimit.
Sipas hetimeve te para dyshohej se në ketë rrëmbim personat e dyshuar kishin përdorur automjetin e tipit "Opell vectra ” ngjyrë hiri,dhe policia ka arritur që të identifikojë edhe numrin e targave.
Dyshohej se ne ketë rrëmbim ishin të përfshirë tre persona të dyshuar të cilët më forcë e kanë futur viktimën ne automjet.
Angazhimi i shumë njësiteve të stacionit policor të Klinës ka rezultuar me ndalimin e automjetit të dyshuar në mes të fshatit Ujmirë – Doberdol diku rreth orës 14:50,dhe është arrestuar i dyshuari,shtetasi i Kosovës L.(F.)Mehmetaj(1992)nga fshati Cerovikë – Klinë.Gjatë bastisjes së automjetit është hasur viktima shtetasja e Kosovës,nga një fshat i Komunës së Klinës,e lidhur më një litar dhe kishte lëndime të lehta trupore në duar,të shkaktuara nga litari.Po ashtu ne ketë automjet është gjetur edhe një thikë,dy shalla të cilët i kanë përdorur të dyshimtit për maskim,një maskë e zezë të cilën ia kishin vendosur viktimës në kokë për të mos pasur njohuri ku e dërgojnë.
Më pas hetuesit kanë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë,shtetasit K.(S.)Mehmetaj (1994)nga fshati Cerovikë-Klinë,dhe shtetasin A.G.(1995) nga Shipoli i Mitrovicës.
Gjatë bastisjes së shtëpive të dyshuarve,tek i dyshuari i parë është konfiskuar edhe një pushkë e gjuetisë.
Me vendim të Prokurorit Publik ju ka shqiptuar masa e Ndalimit Policor prej 48 orësh, tre të dyshuarve.
Rasti do të procedohet në Prokurorinë Publike nga njësitet përkatëse të cilat janë duke zhvilluar hetimet
Aufrufe: 1454 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 2
2 Suvaries  
0
Une e kam nje molle, ti i ke dy molla, nese indrrojme ti i ke 1 molle une dy molla. Nese vjen arhsua edhe na i merr,te dyt mbesim pa asnje molle.hahahaahaah bre koleg edhe ti qe u hyn llugave

1 gfgf  
0
cry

Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Prill 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV