Premte, 26-04-2024, 18:43
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Mars » 21 » Plumba për ta frikësuar viktimën ne Vitomeric
21:37
Plumba për ta frikësuar viktimën ne Vitomeric

Të shtënat me armë zjarri e kanë tmerruar një 27-vjeçar nga fshati Vitomiricë, të martën, rreth mesdite gjersa po pinte kafe në një lokal. Megjithatë ka shpëtuar mirë pasi duket se qëllimi i sulmuesit nuk kishte qenë ta vriste atë.
Jo vetëm viktima, por edhe banorët përreth janë tmerruar kur në qendër të Pejës, kanë parë një të ri me kallashnikov në dorë, i cili pas të shtënave e ka sulmuar edhe fizikisht viktimën, derisa kalimtarët kanë reaguar dhe ia kanë nxjerrë armën nga duart, duke e futur pastaj në veturën e tij ku i kishte shkrepur një plumb, por pa të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në tarracën e një lokali afër Shtëpisë së Kulturës. "Rreth orës 13 policia është njoftuar se në rrugën "Enver Hadri” ka të shtëna.
Nga hetimet e para dyshohet se viktima është sulmuar në kafiteri kur papritmas nga vetura del i dyshuari, rreth 22 vjeçar, nga Peja me armë automatike në dorë AK-47, duke shtënë në drejtim të viktimës.
Pasi viktima u kishte shpëtuar të shtënave, i dyshimti ishte afruar dhe kishte goditur viktimën me shqelma dhe pas ndërhyrjes së disa qytetarëve ishte larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Pejës, Xhevat Ibra.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Policia e ka gjetur dhe të dyshuarin, të cilit i është konfiskuar arma.
I dyshuari po mbahet në Polici dhe po hetohet për "vrasje në tentativë” si dhe "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, gjuajtje me armë”.
Aufrufe: 1732 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 1
1 Gildasio  
0
You've really helped me understand the isuess. Thanks.

Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Mars 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV