Mërkure, 01-05-2024, 23:04
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Qershor » 22 » Vrasja e kinezit, dy në pranga, një në kërkim
21:31
Vrasja e kinezit, dy në pranga, një në kërkim

Pejë, 22 qershor - Dy veta janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vrasjen e një tregtari kinez në Pejë, 10 ditë më parë.

L.G. (1968) e B. K. (1974) nga komuna e Klinës, janë arrestuar. Personi i tretë, që shihet në foto, Shpejtim (Sadri) Berisha (1989), nga fshati Përqevë i Klinës, i identifikuar, është shpallur në kërkim policor pasi gjendet në arrati, raporton Zëri.

Identifikimi i tyre në një pjesë është mundësuar nga kamerat e qytetit, që kanë incizuar disa nga pamjet e largimit të tyre.

Hetuesit rajonalë lidhur me vrasjen e shtetasit kinez, Ye Pei You, më 11 qershor në Pejë, kanë mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes dhe pastaj janë identifikuar tre të dyshuarit, ka thënë zëdhënësi i policisë së Pejës Xhevat Ibra.

Kinezi 42 vjeçar, pronar i një dyqani në Pejë, kishte vdekur nga plagët me thikë në orët e mbrëmjes, kur ai kishte kundërshtuar sulmuesit që ishin futur për të grabitur dyqanin e tij, në rrugën "Eliot Engëll”.

Aufrufe: 1674 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Qershor 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV