Historia Egjiptianëve Të Ballaknit
_____________________
"Te dhëna etnologjike, historike dhe arkeologjike
për origjinën e Egjiptianeve në gadishullin Ballkanik"
___________
Fjalë e hyrjes
______________
Gadishulli Ballkanik është një vend ku, si në rallë vende tjera në botë, në të kaluarën kanë ndodhur shumë ngjarje historike, siç janë luftrat për interesa të ndryshme, shkëmbimi i mbretërive dhe shteteve, ngritja dhe ulja e niveleve te influencave fetare, si dhe emigracione të ndryshme të lidhur me të gjithë vendet te botës. Po të bëjmë një retrospektive në gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në historinë të Ballkanit, do të shohim se elementi etnik nuk ka pasur interes të veçantë në fushën politike, kulturore dhe shkencore ne te kaluaren deri te fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, kur ne Europe, dhe poashtu ne Ballkan, fillojne te krijohen kombe dhe popuj, dhe prej tyre shtete te veçanta mbas principit etnik.
Ne pjesen jugolindore te Ballkanit, prej shekullit XV e deri ne fillim te shekullit XX, ne fuqi ishte shteti Otoman, i cili ishte teokratik (te drejtat i kishin vetem antaret e fese islame) dhe ku elementi etnik asnjehere nuk mundi te dilte ne siperfaqe. Ne fillim te shekullit XIX ne Ballkan u krijuan disa shtete etnike, te cilat duke i realizuar idete dhe interesat e tyre per zgjerim teritorijal, filojne lufte ndermjet tyre, ne histori te njohura si "luftra Ballkanike". Me vone ne keto troje eshte nje nga frontet e Luftes se pare boterore, ne te cilen ne siperfaqe dalin perseri idete dhe interesat nacional-kapitaliste.
Mbas luftes te Dyte Boterore, ne disa shtete Ballkanike pranohet identiteti etnik i personave, se e verteta nuk mund te mbulohet, dhe ajo e vertete eshte se Ballkani ne pikpamje etnike eshte heterogjen- i bashkuar me popuj slave dhe jo slave, me grupe etnike dhe bashkesi etnike, te cilat jetojne ne shtete te ndryshme te Ballkanit.
Ne kete konteks eshte dhe problemi i nje bashkesie etnike, e cila zgjimin etnik, e ben ne fund te mijevjecarit te II te eres sone, dhe e cila si pas karakteristikave etnike, nuk mund te vlersohet si asnje pjese e popujve ose bashkesive etnike qe i njohim ne Gadishullin Ballkanik.
1. Karakteristikat etnike dhe dallimet e bashkesise etnike
te veçantë në Gadishullin Ballkanik
Ne vazhdim do ti prezantojme disa elemente te kultures etnike, elemente çe caktojne shume probleme etnologjike.
Ne fillim menjehere duhet te tregojme se te antaret te ketij etnikumi egziston nje ndergjegje etnopsihollogjike, per dallim etnik prej etnikumeve te tjera qe jetojne ne afersine te tyre, dhe etnikumet e tjera asnjere nuk i kane pranuar ne rrethet e tyre etnike. Mirpo, kjo popullsi eshte e pervetesuar me vlersimet e saj kulturore prej etnive te ndryshme, per interese te ndryshme. Te antaret e ketij etnikumi shume here perdoren fjalet "tonet", "tones", "dora jone" etj. qe ne nje menyre e fshehin perkatesine e tyre etnike. Ato tregojne se nuk jane as Shqiptare, as Maqedonas, as Turq, as Vllejn (Qobane), as Greke, Serbe e ashtu me radhe deri te Romet, dhe dallohen nga gjithe keto etnikume.
Ne te kaluaren, e cila dhe nuk eshte shume e larget, por ne disa vende edhe sot, anetaret e kesaj popullsie kane hequr dhe heqin shume ofendime ne menyra te ndryshme, se kane qene dhe jane te detyruara te deklarohen per ate qe nuk jane.
a) Nje nga indikatoret (treguset) themelor, por jo dhe vendimtar, per veçantine e nje etnikumi eshte gjuha. Pas studimeve gjuhesore mundet te caktohen rrenjet dhe perkatesia e nje populli ose bashkesie etnike.
Mirepo, ne kete element etnikumi per te cilin flasim, eshte i gjymtuar, ose me sinqerisht kjo bashkesi etnike nuk e ka gjuhen e saj te veçante ne Gadishullin Ballkanik. Sipas vendbanimeve ku jetojne antaret e kesaj popullate e flasin gjuhen e vendit ose gjuhen prej ku kane migruar ne nje te kaluar te afert ne Ballkan. Keshtu per shembull, ne Maqedoni ne qytetet e Ohrid, Struges dhe Resnjes flasin gjuhen shqipe ne dijalektin toske, ne Diber gjuhen shqipe ne dijalektin gege. Ne Kerçove, Prilep dhe nje pjese e Bitoljit (Manastirit) flasin gjuhen Maqedonishte, por nje pjese tjeter e Manastirit si dhe ne qytete te shumta te Maqedonise lindore flasin gjuhen turke. Ne Bullgari ne masivin e Rodopeve antaret e kesaj etnikumi perveç gjuhen Bullgare flasin dhe gjuhen turke, por sipas etnologeve Bullgar, ne disa familje egziston nje gjuhe sekrete, qe e perdorin vetem kur jane ne rrethin e familjes, dhe nuk e flasin ne prezenc te te tjereve. Ne Serbi te gjitha e preferojne gjuhen serbishte, por ne Kosove dhe Metohi si gjuhe "amtare" eshte gjuha shqipe te antaret e kesaj popullsie. Ne gjithe keto vende antaret e kesaj popullsie jane bilingviste ose poliglote. Ne Greqi nuk mund te flitet tjeter gjuhe perveç gjuhes greke, kurse ne Shqiperi ne vendet ku flitet dijalekti Toske ky etnikum flet kete dijalekt, dhe atje ku flitet gegerishteja kjo popullsi flet dijalektin gege.
Ky fenomen nuk eshte i panjohur ne shkencen e etnologjise, kur nje etnikum si gjuhe "amtare" ka nje gjuhe tjeter, ose eshte i shpendare ne meshume gjuhe, si per shembull: Qifutet (Jeudite) ne gjithe boten nuk e flasin gjuhen e tyre; ose sa popuj te ndryshem e flasin gjuhen arabe, spanjolle ose angleze.
Ky fenomen te kjo popullsi shpjegohet me faktin qe do ta shohim me vone, se jeton ne mezin e vendbanime si pakice e rrethuar me shumicen, ku kontaktet jane te perditshme, dhe asimilimi i gjuhes eshte nje konsekuence normale.
Kur flasim per gjuhen duhet te permendim se disa autore shpjegojne se gjuha e egjyptjaneve te lashte dhe gjuha e sotme shqiptare kane shume elemente te perbashket ?! Ky mendim nuk ka akoma baza te forta, dhe ne te ardhmen do ti presim rezultatet te hulumtimit ne kete drejtim .
Poashtu kur flasim per gjuhen duhet te tregohet nje fakt, qe direkt e rezon tezen se kjo popullsi eshte nje pjese e bashkesise etnike te Romeve. Kjo popullsi ne gjithe vendet ku e kemi vezhguar nuk e njeh dhe nuk e mer vesh gjuhen Rome. Kurse Romet kudo qe ndodhen ne Bote me ndryshime dijalektike e flasin gjuhen Rome dhe ajo eshte elementi qe i mban Romet ne nje bashkesi etnike e shperndare ne te gjithe vendet te botes.
b) Siç e permendem me larte, kjo etnikum jeton nje jete te stacionuar, si banues te qendrueshem te vendbanimeve, dhe sidomos ne qender ose qarshiave te qyteteve ose fshatrave, me shtepi te tyre, pergjithesisht ne kate, ku kati i poshtem shfrytezohet per pune artizanale ose per te shitur.
Ne historine dhe traditen te ketij etnikumi nuk mundet te shenohet jete endacake ose gjysme-endacake.
c) Ne shembuj te shumte, antaret e kesaj popullsie ne te kaluaren deri para 30-40 vjet, mereshin dhe disa akoma meren me zanatin e farketarit. Kultura materiale, dhe shpirterore (prallat, legjendat etj.), eshte e pamenduar pa zanatin e farketarit. Marrja me kete zanat eshte shkaku se kjo popullsi banon ne qendrat e vendbanimeve si qe treguam me lart.
- poashtu ne shume raste, kjo popullsi mereshte dhe meret me bujqesi ku punojne ne tokat e tyre, me prodhime per te plotesuar kerkesat e familjes, si dhe per te shitur.
Me bujqesi jane marre dhe si "argate", per te cillen ata pagueshin.
- Kjo popullsi ka virtuozet me te medhejn te muzikes popullore. Instrumentet te tyre jane: gerneta (klarineti), zurna (zurlla) dhe daulleja (lodra). Familja Majo nga Dibra, ne 1949 ne Lagolen ne Angli, ka mare vendin e pare ne Festivalin Boteror Follklorik. Si mbas informatave nga Shqiperia, shume artiste te merituar dhe te popullit i perkasin kesaj popullate, dhe ato me mire e njohin traditen dhe muziken e qyteteve te lashta te Shqiperise. E njejta gje eshte edhe ne Maqedoni, si dhe ne vendet e tjera Ballkanike. Kjo eshte vetem nje tregues qe tregon se punohet per njerez me kulture te larte dhe te lashte.
d) Kjo popullsi ne kulturen shpirterore siç eshte te adetet qe jane te lidhur me ciklin e jetes (adetet te lidhur me lindjen, dasmen dhe vdekjen), ka karakteristika te veçanta. Ne kete rast jemi te kufizuar ti tregojme gjithe keto adete, por mundemi te japim nje mendim qe del nga analizat te ketyre adeteve. Adetet dhe traditat jane ato qe me shume i kundershtohen kohes, dhe po te kene ndonje ndryshim ato ndryshojne ne formen , dhe shume rralle ne permbajtjen, mesazhin qe duhet t'ja dergojne gjeneratave ose ne funksionin per se behen. Prej gjithe adeteve mundemi te tregojme: Ne adetet e lindjes shume here shenohet perdorimi i numrit 3, si dhe theksim i ushqimit kokerror ; ne adetet e dasmes, karakterizohet lufta kunder shejtaneve per pastrimin kosmik si dhe deshirat per pjellori dhe gezim; ne adetet te vdekjes perdoret numri 7, dhe uji per pastrim.
Kjo eshte minimumi i nevojshem qe mundet te tregohet per mesazhet dhe funkcionet te adeteve, qe si konstatim mund te tregohet per te gjithe etnikumet ne Ballkan. Mire po gjithe keto jane karakteristika te etnikumeve te qendrueshme.
Ne kete pjese ku flasim per adetet, medoemos duhet te tregohet nje moment i veçante: Ne gjithë Gadishullin Ballkanik ky etnikum e preferon marjen endogamike, qe don te tregoje, se marjet jane vetem ne suazat e etnikumit. Shume rralle gjaku eshte bashkuar, dhe ato qe do ta bashkonin gjakun do te ishin te etiketuar si persona asocial. Ky zakon me siguri e ka ruajtur kete etnikum mos humbi duke arritur deri te ditet e sotme.
Adetet qe jane te lidhura me ciklin vjetor, me shume jane lidhur me ditet qe i feston gjithe bota ne menyre te ndryshme, siq jane: Shingjergji (6 Maj- ose "fillim i bearit"); Shenmitri (8 Nentor- ose"fillim i dimrit"); si dhe ato qe jane te lidhura me kalendarin kristijan dhe musliman. Fakti se anetaret e kesaj etnikumi qe jane me fejen muslimane, festojne dhe disa dite ose festa kristijane, tregon se ata jane te islamizuar mbas arrdhjes te Turqeve-Osmane ne keto troje.
Ne fund te kesaj pjese etnologjike, ku pame se mbas karakteristikave etnike, punohet per nje etnikum te veçante, duhet te shohim se cili eshte ky etnikum, nga ka ardhur, dhe si ta quajme ?!
Fillimin e ketyre pergjigjeve do ta kerkojme te populli. Populli Shqiptar keto i quajne: Gjyp, Egjyp, Magjyp, Jevg, Evgjit ; ne Maqedoni quhen: Gjupci, Egjupci, Jupci, Ejupci, Ojupci; Ne Bugari: Agupti; kurse Turqit i quajne Kepti. Per keto ka dhe etnonime te lidhur me punen qe e punojne, si per shembull Kovaçi, ne Mal te Zi, dhe Hashkali ne Kosmet. Mbas etnonimeve te para shume qarte na tregohet pse punohet per popullsi qe ka ndonje lidhje me Egjyptin. Prandaj intelektualet te kesaj popullsie, vendosen te deklarohen si Egjyptjanë, ose me qarte "shtetas me origjinë nga Egjypti".
Pyetja qe tani natyrisht po vihet eshte: si dhe kur kane ardhur keta njerez nga Egjypti?. Pergjigja e kesaj pyetje eshte e rende, por shkencetaret qe punojne ne kete problematike, kane arritur deri ne disa njohje.
2. Te dhëna historike dhe arkeologjike
Me poshte do te bejme nje udhtim ne historine e Ballkanit dhe Mediteranit Jugolindor, prej ku do te shohim sa afer kane qene keto vende ne te kaluaren, qe ne ditet e sotme ajo per neve eshte e paparamenduar. Po ashtu dua te permend edhe nje moment: Ne bote dhe sidomos ne Ballkan, nuk ka as nje etnikum qe nuk eshte i gjymptuar ne pikpamjen e te dhenave shkencore per origjinen e tyre, dhe ku disa momente historike jane ne hipoteze.
Ne vazhdim do ti prezentojme burimet historike dhe arkeologjike si pas kronollogjise se ngjarjeve.
Rreth shekullit XII p.e.s. ne buzet te detit Egje dhe detit Jon te Azis se Vogel dhe Gadishullit Ballkanik, jane shfaqur te ashtuquajturit "popujt e detit" ose " popujt nga deti ". Mirpo, deri sot nuk eshte apsolutisht e sakte, dhe nuk eshte e konsoliduar, kush ka qene dhe prej nga kane ardhur. Ne burimet historike tregohet se keta popuj nga deti si pushtues i kane shkallmuar realizimet e deriathershem shoqerore dhe shpirterore te vendasve te vjeter, te cilat kishin arritur nje civilizim dhe kulture me te larte prej pushtuesve, dhe cilat kane lene gjurme ne civilizimin kreto-mikene dhe ne vende te tjera. Arkeologet dhe antropologet, me pak ose me shume, e kane treguar mendimin e tyre, mire po mbetet pyetja te etnologet, te cilet duhet te interesohen dhe ti konsolidojne mendimet dhe metodat mbas fytyrave dhe formave njerzore- karakeristikat somatike, te cilat as e si, ose me mire, apsolutisht nuk perputhen me te caktuarit fise "Helene" prej asaj kohe. Kjo edhe me shume se edhe historikisht edhe kohesisht eshte e mjaftueshme per diskutim, por edhe problematikisht, per egzistimin e atyre fiseve qe na imponohen se "ata qenkan Helenet, dhe prej atyre vjen helenizmi" . Nder mjet hipotezave te ndryshme eshte dhe ajo se ne perberjen, ose me keta popuj nga deti, kane qene dhe banore- popullsi, nje pjese prej fiseve qe e kane populluar teritorin e Egjyptit .
Ne librin "Historia e shkurter e vilajetit te Manastirit", e shkrojtur ne gjuhen turke me germa arabike ne 1911, ne Manastir, majori Mehmed Tevhik, drejtor i gjimnazit ushtarak, permend nje histori shume te vjeter per qytetin, duke shkruajtur : "...Nje nga pushtuesit e pare te botes, faroni Egjyptijan Ramzesi i II, prej Grekeve i quajtur Sezostris, i cili ne skenen boterore u shfaq 2.300 vjet para hixhres, prej kur me 600 mije kembesore, 24 mije kaloresi dhe 26 mije karoca pre lufte, e pishtoi tere Azine, e kaloi Bosforin ne Detin te Zi, dhe nder mjet Dardaneleve ne Detitn Mramor (hyri ne, sh.i.) Rumeli ( Gadishullin Ballkanik) dhe i pushtoi: ter Danubin, krainat te Odrines dhe Tesalonikut; ne krye te pararojes te ushtrise se tij, nder mjet Manastirit, ariti ne Shqiperi dhe e zgjeroi pushtetin e tij ne krainat rreth qutetit te sotem te Beratit. Mbas pushtimit te gjat nje vit e gjusem ne keto kraina, dhe mbas se i pushtoi te gjithe krainat e Rumelise, per shkak te urise qe ishte e shfaqur, ishte i detyruar te terhiqet. Duke terhiquj hyri ne Egjypt, dhe ne ate arst karocen te tij e zvarnin 24 sundimtare, cilat i kishte roberuar ne marshuten dhe cilat ne vend te kuajve ishin te mbrejtuar ne karocen e tij....".
Egjyptijanet e lashte jane ne prekje me vendet tona dhe ne baze te sistemit mitologjik. Miti alternativ Maqedon- bir i Zeusit ose Maqedon- bir i Ozirisit (sipas legjendave greke ose sipas Diodorit nga Sicilija), ka natyre fillimtare se perbashket nese aprovohet hynija supreme simbolike Amon-Zeus, ose nese aprovohet varsija ose dualiteti i panteonit helenik me ate te Egjyptit .
Legjenda e Kadmos dhe Kadmejet te tij, e lidhin token e Egjyptit (Teba ne Nil) me vendet Greke (Teba ne Beoti), me von me vendet Maqedone (Lihnidos- Ohri), dhe ne fund me vendet Ilire (buza lindore e Adriatikut). Shume emra te stergjysheve te Kadmos jane te njejta me emrat te njohta te vendeve dhe emrave historike: Epafi, bir i Ia-se i Zeusit, eshte i martuar per Memfisin, bija e Nilit. Ketyre i eshte lindur bije me emer Libija (emer greke per Afriken). Libija ka qene gjushe e Kadmos, Europes dhe Belit. Beli ka qene babai i Danajes (Helades) dhe Ajgipes (Egjyptit) .
Legjenda e Kadmos mundet te hyje ne nje kontekst arkeologjik me disa te dhena te varezave ne pjesen arhaike te nekropoles "Trebenishte" ne f. Gorenci, afer Ohrid (sheklli VI-V p.e.s.). Ajo se maskat prej floriri dhe gjithe mbeshtellja prej floriri qe i rrethon princat e vdekur ne Mikene (Peloponez), ka reflektim reminiscesor te shfaqja e ngjajshme ne varezet e princave te Trebenishtes, eshte sidomos ne lidhje motive, se ky princip jogrek, dhe me ne fund princip egjyptijan, i takon rrethit te njejt ideologjik dhe fetar si piramidave dhe mumificimit. Ne Egjypt, ne Krete, ne Mikene dhe ne Trebenisht, mund te shikojme koncept te njejte te eskatologjise, qe eshte i panjohur per shpirtin racional helenik .
Herodoti (shekulli i V p.e.s.) i quajtur " babai i historisë " duke shkruajtur per eksploatimin e minereve ne Helade, do te shkruaje : "...Ne Maqedoni Fenikijanet te lashta e eksploatonin mineralin te floririt, qe e shkrinin ne furra specijale, shum para se te vin kolonistet egjyptijan ne Helade..." Prej kesaj teksti mund te konkluziohet se ne shekullin e V p.e.s. kur ka rrojtur
Herodoti, ne Helade ka qene e njohur se kolonistet egjyptijane punokan me metalin dhe minjera .
Ne kete periudhe mund te shenohen dhe perrallat te skrojtura prej autoreve Greke lidhur me formimin e qytetit te Athines, prej ku mund te shikojme se "... Egjyptijanet jan te vendosur ne 12 mala te Athenes, ku merren me zanatet te tyre tradicionale, cilat mala me vone behen qendra te kesaj popullate, dhe me vone (Egjyptijanet, sh. i.) e marrin emrin te perabashket Athenjane...".
Nje prej mundesive per ardhjen e Egjyptijaneve ne keto troje eshte edhe kjo: Siç eshte e njohur me Mojsein (Musan) fiset Hebreje (Qifutet) prej robesise ne Egjypt u kthyen ne atdheun e tyre. Mirpo mbetet si pyetje e hapur, a mund me keto fise Hebreje te kene qene te bashkuar dhe grupe me te vogla ose me te medhaa Egjyptijane ? Pastaj, a mund me fisin hebrej Venijamit i cili pas luftrave fisnike eshte terhequr nder mjet Mediteranit ne Peloponez ne Arkadi, te kene arrdhur dhe grupe egjyptijane, te cilat jane farketare, dhe te cilat jane vendbanuar, shumezuar dhe shpendare ne Gadishullin Ballkanik ? Kjo le te mbetet vetem si nje mundesi, per ardhjen e Egjyptijaneve ne keto vende, per te cilen mundesi ne te ardhshmen duhet te behen humultime me te thella.
Ne shekullin e IV p.e.s. ne Ballkan siç eshte e njohur zhvillohet shteti antik i Maqedonise, i cili zenitin e perjeton me personin e Aleksandrit i III te Maqedonise, i cili per mbritjet e tij te jashtzakonshme ne pikpamjen shoqerore, lufterake dhe kulturore, eshte i quajtur i Madh. Konkurenti dhe bariera me e madhe e tij per te pushtuar boten, ishte imperatori Persijan- Darije i II. Mbas betejes ne Is, ku Dariju i II mezi e shpetovi jeten e tij, ai u dha ne ikje qe perseri te organizoje armate per lufte kunder Aleksandrit. Aleksandri ne vend qe ta ndjeki Darijen dhe ta zeje para se ai te organizohet, merr vendim te ktheje rrugen dhe te shkoje ne Egjypt. Arsyja per kete kthim mund te kerkohet ne legjenden qe e permendem me lart. Si pas Diodorit nga Sicilija (historijan ne shekulin e I p.e.s.), Maqedonia si vend e ka mar emrin nga Ozirisi (zoti i nentokes dhe nje nga zotrat kryesor ne mitologjine egjyptijane) i cili duke e pushtuar boten, ka arritur ne Ballkan dhe per prokuror e ka lene birin e tij Maqedonin, prej ku edhe ky vend e ka mare emrin Maqedoni. Si pas kesaj legjende Aleksandri ka qene me origjine prej zotit Oziris. Ai prej Egyptijaneve ka qene i pritur si çlirimtar, dhe ne delten e Nilit e formon qytetin Aleksandrija qe do te jete qendra e botes ne çdo pikpamje. Aleksandri do te shkoje ne Memfis ku do te proklamohet per trashegimtar i faraoneve dhe zoteve egjyptijan.
Shume autore tregojne se ne kete kohe shum ushtare maqedonas jane martuar me vajzat Egjyptijane. Ashtu nje shembull eshte i njohur edhe ne Persi ku eshte bere nje martese masive ne qutetin e Suzes ne 332 p.e.s.). Normalisht me terheqjen e legiave maqedonase prej Egjyptit ne Ballkan, ka arrdhur deri ne migrim te familjeve, ose te Egjyptjaneve veçanerisht. Ne kete ta lidhim dhe faktin e njohur se Aleksandri prej shume vendeve ku ka luftuar dhe ka kaluar, ka marr njerez te afte, nga pikpamjeve te ndryshme, dhe si do mos zanaçinj te ndryshem, dhe para te gjitheve farketare, te cilet dinin te komandojne me zjarin, te shkrinin metalin, dhe prej tyre te prodhojne jo vetem arme, por dhe gjera te tjera per byjqesi, shfrytezime fetare, gjera shtepie etj . Aleksandri do te vdese ne Vavilon, mendohet eshte i helmuar, por trupin ja çojne ne varr ne ishullin e Nilit ne Aleksandri, ne Egjypt. Shume gjurme arkeologjike ne Ballkan tregojne per zgjerimin e disa kulteve egjyptijane ne periudhen pas vdekjes te Aleksandrit.
Gjurma prej tempulli e zotereshes Izida (Izis), ka ne Oher . Ne Herakleje (Manastir) po ashtu ka nje tempull i konsideruar Izides dhe Serapisit . Cilat kane qene ato njerez qe besokan ne keto zotra, dhe jane falur ne keto tempulla? Statuja te Izides jane gjetur ne shume vende arkeologjike ne Ballkan. Po ashtu prej kesaj periudhe ne ornamentet te ndryshme shume here mund te njihet figura e skarabeit- i cili eshte nje insekt me "vend nderi" ne simboliken besimtare te Egjyptit. Skarabei e simbolizon kultin nga dieli dhe ai eshte atribut permanent ne prezentimet e zotit primar dhe superior- Kheprit, babi i zoterve egjyptijan .
Prej shekullit e II p.e.s. ne Gadishullin Ballkanik zoteron imeprija Romake. Ne kete periudhe mineralogjija ka nje zhvillim te madh (sidomos eksploatimi i minerave te hekurit me fisnikerimet e hekurit).Dhe lidhjet rrugore ne Imperine e madhe kane nje zhvillim te madh. Hekuri dhe çeliku me nje intenzitet te madh shfrytezoheshin ne vendet tona ne kete periudhe. Ketu kalonte dhe rruga Via Egnatia qe i lidhte te dy qendrat te Imperise- Romen me Konstantinopolin. Per nevojat e qarkulimit gjate rruges, ne pikat per pushim dhe ushqim te udhetareve dhe kuajve, sigurisht ka pasur dhe farketare te cilat i regullonin nalçat (mbathjet) e kuajve ose pjeset te tjera te mjeteve per udhtim . Anastas Primovski te Aguptet- farketare ne Bullgari, ka shenuar disa legjenda te tyre qe flasin se ato jane te sjellur ne ato vende prej Romakeve si robe dhe farketare prej Egjypti . Nje legjende e ngjajshme eshte e lidhur me Gaj Julie Cezarin i cili qe ta thyeje rezistencen e Trakeve dhe duke i udhehequr me parullen "perqa dhe sundo", nje pjese prej banoreve te Egjyptit i ka vendosur na Traki .
Ne vendet ku kalonte rruga Via Egnatia, ose deget e saja, mundet te shenohen shume toponime si per shembull: "Kodra e Egjypeve", "varezet e Egjypeve" etj. Ne nje ashtu lokalitet "Egjupski grobishta" ("varezet e Egjypeve") ne koten 2009 te malit Stogovo ne Maqedoni, eshte bere nje hullumtim arkeologjik ne vitin 1990, prej arkeologut Pasko Kuzman. Ne afersi te ketij lokaliteti, i cili eshte nekropole, u gjet nje miner e haruar i cili e eksploatoka mineralin e hekurit te manganit. Mirpo lartesia e madhe dhe aritja e rende ne lokalitet, per tani nuk lejojne te behen hulumtime me te thellet arkeologjike.
Nje nga situatat tragji-komike te kesaj periudhe e lidhur me farketaret eshte kur disa kvazi- shkencetare ose politikane, tregojne se ne rrugen Via Egnatia si farketare kan punuar Romet, ne periudhen Romake, por harojne se Romet ne Ballkan per heren te pare paraqiten ne shekullin e XIV se eres sone.
Ne shekullin e IV se eres sone fillojne luftrat dhe ndarja e imperise Romake. Ne luften ndermjet Licinijt dhe Konstantinit ne nje burim shenohet se: "Egjyptijanet me shpejtesi te madhe kane leshuar 80 anije-triere me ushtare dhe marinare Egjyptijane". Nje shembull te njejte shenehot dhe ne kohen te Teodosijit (379-395) ne luftrat per tronin. Atje thuhet: "... Kur Egjyptijanet arriten ne Maqedoni ishin te bashkuar ne rradhat te medhenj ushtarake, dhe ndermjet ushatareve nuk ka pasur dallim ndermjet Romakeve dhe Barbareve, aty te gjithe ishin te bashkuar..." Me vone thuhet: "... se ushtareve Barbare (mendohet per Egjyptijanet, sh.i.) ju ishte e lejuar te kthehen ne vendet e tyre, ose te vendbanohen..." .
Ne shekullin e V ne registrin e vendeve te Imperise Bizante eshte i shenuar dhe vendi "Egjypti i vogel" ne Peloponez.
Ne shekullin e IX Arapet shum here i sulmonin qytetet e bregdetit Ballkanik, medis kujt sigurisht ka pasur dhe ushtare prej Egjypti. Sulmet dhe blokimet mund te kene pasur konsekvence te jene banuar ushtare Arape ne qytet te bregdetit.
Ne shkullin e XIV ne Ballkan fillojne te paraqiten Romet dhe prej athere fillojne te bashkohen dhe te ngaterohen etnikonet Egjyptjan dhe Rom. Pse ka ardhur deri ne kete pune? Rome ne historine dhe traditen e popujve, ku ne disa vende mundet te shenohet edhe sot, jane te etiketuar si njerez qe mund t'ju bejne dem njerezve te tjere, dhe per ate arsye nuk qenkan te mirepritur prej vendasve te fshatrave dhe qyteteve. Romet qe te munden t'ju afrohen vendasve prezentohen dhe deklarohen si njerez me te cilat ngjajne somatikiskt (mbas ngjyres te lekures) dhe te cilet jane te pranishem nga populsija ballkanite, dhe jo vetem ballkanike. Per kete ka dhe burime historike ku disa grupe Rome ne shekullin e XIV prezentohen si konta, komandanta etj. duke i quar me vete letra shoqeruese- brojtese, me kontekst se jane refugjate prej Egjypti, dhe ikin prej Osmanlive, se nuk kane dashur ta pranojne islamin- pra jane te malkuar dhe gjykuar si endacake dhe ne jete te varfer. Nje grup tjeter prezentohet si banore te "Egjyptit te vogel" ne Pelopones dhe me origjine jane prej miganteve Egjyptijane me ushtaret te Aleksandrit te Maqedonise, si zanatçinj-farketare, te cilat me vone jane bashkuar me grupet endacake- çergare Cigane. Keto endacake Cigane vendbanoreve Egjyptijane ja japin emrin, kurse prej tyre e marin zanatin e farketareve .
Prej keti momenti fillon ngaterimi dhe konfuzioni qe edhe me vone do te paraqitet ne burimet historike, por edhe ne jeten e perditshme, ku mund te shihet edhe me etnonimin angles "Gypsy" per Romet. Me vone Romet do te sherngulin edhe nje legjende se e kane preardhjen nga Egjypti qe mund te shenohet ne shume raste. Edhe shkenca deri ne fund te shekullit XIX mendonte se Romet e kane origjinen nga Egjypti. Mirpo, ndermjet studimeve komparative filologjike u gjet dhe u vertetua se ato e kane prejardhjen nga Penxhapi (vendi i 5 lumeve). Me vone dhe shkenca historike do te zbuloje se egzodusi i tyre fillon ne shekullin e XI me diktaturen e Mahmud Gaznit ne Penxhap.
Mirpo ne fillimin e zoterise Osmane ne Ballkan ne nje rast mund te shihet se administrata Osmane ben ndallim ndermjet Romeve (çingene) dhe Egjyptjaneve (Kiptijane). Ashtu ne 1530 do te shpallet "Kanunname-i Kibtijan-i Vilajet-i Rumeli" (Kodi i Egjyptijaneve te Vilajetit te Rumelise), kurse ne vjetin 1541 "Kanun-i ser' asker-i Liva-i Cingane" (Ligji i komandanteve te shanxhakut te Romeve) .
Ne periudhen e dobesimit te imperise Osmane ne fillimin te shekulit XIX, ne histori kane mbetur shume pune ta pazbuluara te lidhur me personen e Mehmed Aliut, dhe me emigracionet te organizuara nga ai prej Ballkanit ne Egjypt. Kjo edhe me shume, se per mbretin te fundit te dinastise te Mehed Aliut- Farukun, tregohet se ne 1931 dhe 1937 ne dy nota diplomatike deri te shtetet ballkanike ka kerkuar te kthehet populi i tij ne Egjypt .
Keto ishin disa momente etnologjike, historike dhe arkeologjike qe e mbeshtetin tezen per origjinen Egjyptijane te nje pjese te popullsise Ballkanike. Por mos harojme edhe nje fakt: Gadishulli Ballkanik dhe Mediterani Lindor me Egjyptin, prej Aleksandrit te Maqedonise ne shekullin e IV p.e.s., ndermjet imperiave Romake, Bizante dhe Osmane, deri ne fillim te shekullit XX, ose per Egjyptin deri ne shekullin XIX, 23 shekulla, ose afer 2.300 vjet, kane qene ne nje bashkesi shteto-administrativ. Kurse ne nje shtet migracionet te mbrendshme jane nje gje noramale.
Sot organizata te Egjyptjaneve kemi ne Shqiperi, Maqedoni dhe Jugoslavi me Kosoven dhe Metohin. Ndergjegja etnike eshte zgjuar dhe ne Bugari, dhe ne Greqi, mirpo deri tani ne keto shtete nuk eshte lejuar lirisht te tregohet perkatesia etnike e persovane.
Ne 26.09.1998 ne Oher, Maqedoni u mbajt Kongresi i Pare i Unionit Ballkano Egjyptjan. Ne kete Kogres si mbas diskutimeve dhe njohjet shkencore u tregua se ne Gadishullin Ballkanik jetojne mbi 1 milion banore me origjine egjyptijane. Kete veper do ta mbarojme me fjalët e një filozofi Romak te shekullit të II p.e.s., me emer Lucius Apulcius: "O Egjypt, Egjypt per historine dhe arritjet tënde do të mbeten vetëm përralla, që gjeneratave te ardhshme do t'ju jene të pabesueshme".
Tiranë, 28.01.1999
Autor : Rubin Zemon , etnolog - doktorant
_____________________________________________________________________
Tribuna Shkencore " Kush janë Egjiptiano - Shqipëtarët e Kosovës"
Albanofonët
Shkenctarë dhe historianët kosovarë në punimet e tyre shkencore, mbeshtetëten Komunitetin Egjiptiano- Shqipëtarë në origjinen e lashtë të tyre nga Egjipti. Një thënje nga prof. Esat Satvileci thuhet "Hisoria është me e mir kur shkruhet me doren tënde" , pra komuniteti Egjiptiano-Shqipëtar , patë dhe ka histori por për fat të keq nuk pati shkenctar dhe historian, tha organizatori i simpoziumit ,njëherit edhe deputet z.Xhevdet Neziraj.
Instituti Albanalogjik në Prishtinë , ishte vatra ku e gjeten takimin disa Shkenctarë, historianë dhe etnologë më eminent të Kosovës dhe Maqedonisë në mungesë të arsyeve objective të studiuesve nga Shqipëria ,duke kontribuar me punimet e tyre shkencore në lidhje me temen se kush janë Egjiptiano Shqipëtarët e Kosovës ? - "Albanofonet"( Shqipfolesit). Organzimi e Tribunës është bër nga Shoqata Egjiptiane e Kosovës nën mbeshetje finansiare nga Diaspora . Që në hyerje , organizatori z. Xhevdet Neziraj përshendeti të pranishmit si historianët dhe shkenctarët,zyrat ndërkombetare , Osce-n ,qeveritaret dhe deputetet e Kosovës si dhe numrin masivë të pjemarrësve. Dhe me një para hyerje foli për rendësin dhe humanitetin e tribunës e cila në vehte ka histori , antropologji dhe politikologji që e plotëson nevojën shpirtrore të popullit të tijë për njohjen e vet vehtes. Dyndejet e Popujve kan bër që nga të gjitha vendet të kesaj levizje të popullsisë. Komunitetei egjiptian ka trashëgu një të kaluar të vështir ,sot ky komunitet ka rastin që emertimet përbuzese dhe të pakuptimta me pa baza shkencore si magjup, evgjij , ashkali etj . me punime shkencore ta shëndrroj në realitet dhe vet besim. Egjiptianet Shqipëtar kanë gjuhë kultur dhe tradit të njejtë me Shqipëtaret ,ashtu të asimiluar me të njetin rast si me Arbreshët e Italisë, tha z. Xhevdet Neziraj. Dëshmia më e mir se egjiptianët shqipëtar kan origjin nga Egjipti është në veprat e të mëdhenjëve si Sami Frashëri në vepren mbi "Afriken", Eqrem Qabej dhe Aleksander Gjovani në veprat e tyre spjegojn termin Magjup , ku thojn se parashtsa MA ju ka ngjitur fjales greke Agyptus, në fjalorin e sotëm si dhe në enciklopedin e fundit nga grupi i shkrimtarve të akademis së shknecave të Shqipërisë ka të dhena etnologjike ,kulturore e historike për evgjit-magjupet që kan prejardhje Egjiptase. Në vepren e Zija Shkodrës "Esnafet Shqipëtar" me 1976, ne vepren Migjen Kelmendit "Histori e mbuluar me Shall " si dhe nga Aleksander Stipqeviqi në Librin " Ilirët"
Në fjalën e Akademik Mark Krasniqit u tha se un kam marr pjesë edhe me një takim të organizuar nga një komunitet (Ashkalit) , por ai më tepër ka qenë si manifestim dhe ky i sotit dallon dukshëm nga ai. Populli egjiptiano- shqipëtar i ka të gjitha elementet e përbashkëta sa i përket traditave, kulturës dhe gjuhës me Shqipetarët çka don të thot ne kemi histori të përbashkët deri dikun dhe duhet të thellohet , me argumente shkencore , ashtu siç keni vepru ju Egjiptianët . Juve keni gjetë rrugën me të drejt tha Akademik Mark Krasniqi.
Prof.dr.Muhamet Piraku tha se shqiptaro-egjiptianët u natyralizuan në shqiptari para ndarjes së kishës ortodokse dhe katolike dhe morën fenë Islame. Rreshtimet aktuale , kulturore e politike janë se shqipëtaro egjiptianët dhe ata ashkali , nuk janë romë endacak , cergan e as rom gabel, madje as nuk mundë të kapet me ndonjë lidhje gjaku e etnie me romët. Në bazë të shumë të dhënave , vjetersia etnike për pronësin e të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës dhe Shqipërisë etnike, në Ambientin Iliro albanofon ,të parët janë vendosur egjiptianet shqipëtar . Egjiptianet dhe Ashkalit janë të njejtë dhe keta me koh kan marrë Gjuhën , fenë dhe traditat e mjedisit Shqipëtarë madje vajtojn në shqip dhe fëmiet i pagëzojnë vetem me emra Shqip , pra këta duhen të bashkohen me një emer për rreth shqipes dhe flamurit Shqipëtar , ashtu edhe siq po e bëjne tha Prof.Dr Muhamet Piraku.
.
Në Punimin e tij shkencor Prof.Dr Skender Riza parasheh se sinonimi Ashkali për emrin Egjiptian është emer lokal i cili përdoret vetëm në rrafshin e Kosovës , e në rrafshin e Dukagjinit përdoret sinonimi Magjup .
Këto sinonime nga Shqipëtarët përdoren me kuptimin përbuzës.Në baz të rezultateve të studiuesve përendimor magjupet , evgjit më sakt Egjiptianet e Shqipërisë etnike , Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia janë më prejardhje nga Egjipti., gjuha e tyre është shqipja prandaj quhen Egjiptian Shqipëtar
apo nga populli magjup Shqipëtar apo ashkali Shqipëtar nga ana tjeter Romët janë me prejardhje nga India dhe gjuha e tyre është gjuha Rome tha prof. dr Riza. Stergjyshërit e Egjiptianve, Pellazgët , djepi i të cilve ishte Gadishulli ballkani , gjasht mij vjeqari , 4-1 para eres son u detyraun të shperndaheshin për shkak të shtimit të tyre në pjesë të ndryshme të Botës , të Evropes , Azis e Afrikës. Fjala magjup , magjyp , magjip ka dal nga emri egjypt , egjupt egjipt ,mirpo emri magjup në mjdeiset tona ka marr kuptimin përbuzës prandaj nuk do të ishte gabim nese ky emer zavendesohet me emrin egjiptian në pikpamje etnike dhe me emrin shqipëtar në pikpamje Kombëtare . Prof. dr. Skender Riza pohoj se emri Ashkali duhet krejtesisht të hjeket nga përdorimi sepse nuk etregon as përkatësin kombëtare e as pëkatësin etnike madje as përkatësin teritoriale. Emri Ashkali ka dal nga Fjala shqipe ashkel, ashkla ,që dmth copë e vogël e holl e cila shkëputet nga druri të cilën e coptojn apo e qajn me sopat , pra termi Ashkali don të thotë njeri që copton në dru me sopat - Drurar. Prof.dr. Maliq Osa tha se është i fascionuar me organizimin e till i cili me të vërtet i thuhet shkencë, dhe kur mendon se a kemi të drejtë që tju themi shqiptaro egjiptianve që kanë prjeardhje nga Egjipti thot se duhemi patjeter ta zyrtarizojm ket komunitet ,sepse historia është shumë e qartë.
.
Në munges të shkënëctarve nga shqipëria të cilët për arsye objektive , shkak i udhëtimeve munguan , fjalen e mori edhe etnologu nga Ohri njëherit edhe krytar i Unionit egjiptiano-ballkanik z.Rubin Zemon I cili mendon se sipas disa autorve edhe vete emri i vendit Maqedoni vjen nga Egjipti, sipas Teodor Sicilijanskit , historian shek. të parë para eres son , biri i Ozirisit e ka emrin Maqedon i cili është pagëzuar kur Ozirisi i ka sundu këto troje. Zemon foli edhe për disa shembuj të dhëna mitologjike , historike e arkeologjike te cilat flasin dhe tregojn se lidhjet e ballkanit me Egjiptin lashtë janë të shumtë në qdo pikpamje si konsikuencat e migrimit dhe kolonizimit të popullatës egjiptiane në gadishullin Ballkanik .
Prof.Dr Hakif Bajrami porosit organizatorët që të mbajnë ketë qendrim shumë human dhe mos të turproheni por me guxim dhe ta trashëgjn ashu si duhet sepse vetëm në ketë drejtim e tregoni dinjitetin edhe para civilizimit edhe para popullit edhe para zotit . Profesor Hakiu i udhëzon hulumtuesit e kominiteteit Egjiptian që të këkojn në fondet e personaliteteve për hulumtimin mbi origjinen e komuniteteit Egjiptiano-Shqipetar si Milan Shuflei, në arkivin e Stambollit në fondin e Dërvish Himes njëri ndër patriotët dhe shkenctarët më të mëdhnenjë Shqipëtar, fondin e Nikole Ivanoi që gjindet në Cetinjë , të hulumtoni në punën e të madhit Sami Frasherit nga viti 1897-1898 , në fondin e Jovan Haxhivasiloviqit , dhe në fondin e Qamil Pashës në Stamboll.
.__________________________________________________________________
Tribuna Shkencore " Kush janë Egjiptiano - Shqipëtarët e Kosovës"
Albanofonët
SHPËRNGULJET E POPULLSIVE
DHE " PASAPORTA "
E TYRE ETNIKE
______________
Historia e popujve te botës është histori luftrash e përpjekjesh të pareshtura për liri, pavarësi e përparim shoqëror. Ajo tregon se popujt e vendeve të ndryshme janë coptuar ose asimiluar në shkallë te ndryshme. Ajo tregon se, në rrjedhë të shekujve, grupe të mëdha nga popuj të ndryshëm kanë braktisur atdheun e tyre për një jetë më të mirë, ose për të mos rënë nën sundimin e pushtuesit. Për këtë arsye sot nuk mund të gjendet një komb i pastër, i papërzier me njerëz të tjerë: as në kontinentin amerikan, ku shihet përzierja, kryqëzimi dhe bashkëjetesa e kombësive dhe racave njerezore, as në Afrikë e Australi apo Azi, kurse në Europën plakë kryqëzimet dhe përzierjet vijnë që nga antikiteti.
Grupet e ndryshme shoqërore, kudo që kane shkuar e kudo që kanë ngritur "folenë" e tyre, kanë marrë me vete "pasaportën" e identitetit të tyre etnik, "pasaportë" që është ruajtur në shekuj në gjuhë ose në kulturën e tyre, qoftë edhe në një fjalë të vetme. Le të sjellim disa shembuj të tillë: Ebrejtë, të shpërngulur nga Izraeli në shek.11 para erës së re si dhe më vonë, pas luftes se viti 69 të erës së re kundër Romës, e humbën gjuhën e tyre, ibriten, edhe sot "më shume se 13 milion flasin në gjuhë të ndryshme të familjes indoeuropiane;... grupe të veçanta ebrejsh, kryesisht në vendet e Ulta, Greqi dhe Turqi, te vajtur atje nga Spanja, pjesërisht kanë ruajtur ende gjuhën spanjolle, megjithatë masa kryesore e ebrejve kaluan në gjuhën e popujve, qe i rrethonin: angleze, gjermane, franceze, spanjolle, ruse, polake, ukrainase, persiane etj.1) "Megjithatë, ata i shoqëronte kudo pasaporta etnike "ebrej","Izraelit", që do të thotë banor i vendit me emrin IZRAEL. Teritorin e tyre etnik fillestar e kanë humbur edhe grupe banorësh të krahinës së VLLAHISË, e cila u dha atyre pasaportën etnike: vllah, arumun. Fjala "arberesh" dhe "ARVANIT" lidhen me grupe te caktuara nga asnjë vend tjetër veç nga ARBERIA, kur pas vdekjes së Skenderbeut, masa të tëra braktisën atdheun e tyre për të mos rënë nën sundimin e turqve. Fjala"arberesh" dhe fjala "arvanir jan "pasaportë" etnike që ua dha ATDHEU i tyre.
Nje shembull tjetër i humbjes së teritorit fillestar etnik mund të shërbejnë romët pasardhësit e emigrantëve nga India Veriore, te cilët"në shekullin e katërmbëdhjetë arritën ne EUROPË permes ASISË së Vogël në Gadishullin e Ballkanit dhe përmes Afrikës Veriore kaluan në Spanjë".2) Shembuj të tjerë të ngjajshëm historia sjell në çdo kohe, por n do te ndalemi gjeresisht tek grupi shoqëror që në Shqipëri njihet me emrin "EVGJIT"
Në gjuhën shqipe deri më sot nuk ka asnjë vepër të plotë ose punim te veçantë me objekt studimi prejardhjen etnike, kulturen, mënyrën e jetës, gjuhen e zakonet etj. të ketij grupi shoqëror. Heshtja dhe qëndrimi indiferent rreth tij, si edhe koha shumë e lashtë e shtegtimit nga territori etnik fillestar, kanë sjellë mjaft pështjellime dhe mendime kontradiktore rreth këtij grupi, në mënyre të veçantë rreth prejardhjes së tyre. Vetëm në disa punime dhe në mënyrë anësore hidhet dritë nga autorë të ndryshëm për, origjinën, profesionet, karakteristikat e këtij grupi shoqëror. Nga një krahasim i tyre rreth çështjes kryesore mbi origjinën, prejardhjen e kohës së shpërnguljes, del se autorët herë paraqiten të një mendimi, herë kanë mendime të ndryshme, siç do fi shohim më poshtë në këtë punim. Ne do t'u japim një buzeqeshje gjithë atyre mendimeve qe evgjitët i paraqitin me prejardhje nga India Veriore, si një shtresë më e lashtë e romëve, e shpërngulur në kohë më lashtë. Historia nuk njeh një rast të tillë dhe nuk ka asnjë bazë, qëndrimet subjektive dëmtojnë te vërtetën historike.
Grupi shoqëror i egjiptianëve të Shqiperisë, një ndër grupet më të mëdha shoqërore, është emërtuar dhe thirret me këta emra: evgjit, jevg, magjyp dhe firaun, të cilët, në shqiptimin e përditshem shoqërohen me një ngarkesë emocionale tejet përbuzese, si një grup i një"race inferiore", 3) Lind me të drejte pyetja: Ç'kuptim kanë keto emërtime? Me cilin teritor etnik lidhen ato? A ka lidhje midis vetë këtyre emërtimeve? Cila është shtrirja gjeografike e përdorimit te tyre?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve e japipn dijetarët më të mëdhenj të kulturës dhe shkencës Shqiptare në veprat e tyre. Ne do t'i renditim ato me radhë: Enciklopedisti i madhë shqiptar SAMI FRASHERI shkruan në veprën e tij për Afrikën: Anët e ndahen në tri: 1 . Anët e botës, që atje është Evgjitëria (Misiri) edhe Berberia.4) Banorët e këtij vendi i ai i quan evgjitë: "... kështu kanë lindur shkronjat e persëve (axhemëvet) te vjetër, të israilinjët, të syrianevët, të arabevët, të evgjitëvet (të egjiptianëve) edhe me të vjetra të Hindit e të Çinjt"5) Dhe më tej ai shprehet: "Përpara shkruarja ka dale nd'Asi e nd'Afrikë. Po ato të shkruarat e asaj kohe s' ngjajnë me gjekafshë, për të shkruarë një zë, beninë fytyrën e një gjëje të gjallë e të një gjëje tjetër. Kështu janë shkronjëzat e evgjiteve të vjetër (të kyptinjet) e të tjera."6)
Sami Frashëri është një njohës i thellë i popujve të Ballkanit dhe i grupeve të ndryshme shoqërore. Duke përshkruar popullsinë e çdo vendi ballkanik, ai tregon se në to banojnë edhe v1lehë, judhenjë, cergëtarë dhe evgjitë. Autor i veprës "Kamus ul- Alam" vërteton se në Shqipëri7). Rumani,8) Turqi Europiane9) e Sërbi10) ka, ku më shumë e ku më pak, evgjitë. Siç shihet, për dijetarin e madh Sami Frashëri evgjitët vijnë nga shteti i lashtë i Egjiptit, të cilin ai e emërton EVGJITERI (MISIR). Dy dijetarët e rnëdhenj të gjuhes shqipe Prof. Dr. Aleksander Xhuvani dhe Eqrem Qabej shpjegojnë formimin e fjalës Magjyp në gjuhën shqipe: "parashtesa ma- i është ngjitur temës Aogjyptius, greqishte e re dhe është përftuar fjala magjyp. Në fjalorin e Gjuhës se Sotme Shqipe12) lexuesi gjen këtë shpjegim për fjalën evgjit: "Pjestar i nje grupi banoresh te disa qyteteve te vendit tonë e të vendeve të tjera të Ballkanit, prejardhjen e të cilëve popull i e lidh me Egiptin"13 Siç shihet, edhe në mendimin shkencor, edhe në ndërgjegjën e popullit, fjala evgjit lidhet me Egjiptin. A nuk është emërtimi evgjit dhe magjyp një "pasaportë" etnikë fillestarë që atdheu i tyre i parë ua dha njerëzve të tij kur i nisi në shtegtimet e hershme nëpër rrugët e Ballkanit?! Emërtimi "evgjit" ka perdorim të gjërë në Shqipërinë jugore, kurse emërtimi "magjyp" ne Shqipërinë veriore. Ka edhe një emërtim tjetër në jugë: firaun, të cilën Fjalori e sqaron me këtë përkufizim: njeri i keq, shpirtkasmë, i djallëzuar e i pabesë.14) Por ky është një kuptim dytësor i fjalës, kuptim figurativ. Cili është kuptimi i parë i kësaj fjale? Si shpjegohet prejardhja e saj?
Në të vërtete me këtë emërtim është treguar me një ndjenjë përbuzjeje pjestari i grupit të evgjitëve. Kjo fjalë është në vetvete emri Faraon, i cili në rrjedhe të shekujve ka pësuar ndryshime fonetike: nga Faraon në Firaun. Emërtimi Jevg ëqë gjen një shtrirje përdorimi në Shqipërinë e Mesme, është një pseudoforme, që rrjedh nga plurali evgjitë me theks në rrokjen e parë dhe me rënie të zanores fundore -e. Pluralit evgjit iu shtua një j- dhe u përftua forma e "jevgjit" (krahaso: i ati = i jati, e ëma = e jëma). Nga plurali u kalua në një sin- gular sipas analogjisë jevgjit: jevg (krahaso: murgjit : murg, peshqit : peshk, turqit : turk).
Cilat janë mendimet e studjuesve të tjerë, historianë e antropologë shqiptarë për këtë grup shoqëror?
1. Në veprën "Esnafet shqiptarë", duke cituar studjuesin e mirënjohur Faik Konica, autori flet për formimin e qyteteve shqiptare në mesjetë dhe shkruan se "përveç komuniteteve jomuhamedane, ishin edhe grype e jevgjve(ciganët) të ndarë ne dy kategori: arixhinj endacake apo gabele me origjinë nga India (krahina e Harixhase, shteti i Katjavarit), dhe jevgjit joshetitës (magjypet) me origjinë nga Egjypti e Sudani, banues, zakonisht, te periferive te qyteteve.15)
2. Ne vepren "Raca shqiptare -studim anthropologjik e historik", e gjejmë këtë shtjellim: "Evgjitët e gabelët janë pjestarë të racës indide. Te parët thirren edhe magjypë ose jevgj. Duket se si në të gjithë Ballkanin, ashtu në Shqipëri janë shpërndarë me anën e turqve. Nuk kalojnë jetë nomade, por janë vendosur nëpër qytete të ndryshme ku zakonisht banojnë në lagje te veçantë të ndarë nga popullsia arbëreshe-.16)
3. Ne revistën shkencore "Studime historike" autori Andrea Nathanaili citon Vepren e studjuesit grek Kosta E.Biri "Romët dhe evgjitët- -Etnografia dhe historia e ciganëve" dhe në shenimin e tij me nr.25 shkruan: "egjyptas ne origjinal, -shqip evgjitë jane ardhur nga Egjipti, kurse ciganët (arixhinjtë) kanë origjinë indiane'.17)
4. Ne librin e tij "Vite të vegjelisë" autori shkruan: "... Ata nuk janë me origjinë egjiptiane, por indiane. Me grupe të mëdha që në kohën e Xhengis Khanit, por edhe më parë, ata kanë emigruar drejt Perendimit.18) Me tej ai shkruan: "Sipas një historiani francez, fjala evgjit nuk vjen nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftes" që si duket mund të jetë e lidhur me një lokalitet në Poloponez... Ne në Gjirokastër i quajmë "QIFTO" .19) Dhe në një nga fjalimet e tij "Sa më pëlqen të shetit në keto rrugë" ai shprehet: "... Por kur themi që kanë ardhur nga India Veriperendimore, të kuptohemi: është fjala për këtu e 1500 vjet apo 1600 vjet përpara, pra në kohë të lashta."2O Nga sa u parashtrua më lart, del se ka një farë pështjellimi në përdorimin e emërtimeve për grupin shoqëror te evgjitëve. Ndersa tek Sami Frashëri, Jakov Milja, Andrea Nathanaili, Kosta E. Biri përdoren emërtimet evgjit, jevg, rnagjyp si sinonime midis tyre, tek vepra "Esnafët shqiptarë" emërtimi jevgj përdoret si sinonim i emërtimit cigan, dhe kjo fjalë ështe përdorur si sinonim i emërtirneve arixhi dhe gabel. KY ËSHTË NJË PERDORIM I GABUAR SEPSE NUK NJIHET KUPTIMI I SAJ! Siç u shpjegua më lart, kjo fjalë është sinonimi i fjalës evgjit. Përdorimi i gabuar i saj vërehet edhe sot në jetën e përditshme nga ana e popullsisë arbëreshe (shqiptare). Kurse për grupin shoqëror me origjinë indiane janë përdorur këto emërtime: cigan, arixhi, gabel, rom.
Per origjinën egjiptiane të evgjitëve shprehen autorët: Sami Frashëri, Faik Konica, Prof. Dr. Aleksander Xhuvani e Eqrem Qabej, Kosat E. Biri, si dhe Akademia e Shkencave në Fjalorin e vitit 1980 dhe 1984, duke u mbështetur në mendimin popullor. Për origjinën indiane shprehet Enver Hoxha.
Dy janë shtrembërimet shkencore që vërehen në thëniet e tij:
a) Gjuhësore: sipas tij, fjala evgjit nuk ardhka nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftos";
b) Historike: sipas tij, evgjitët kanë origjinë indiane. Por a nuk u tha më lart se emërtimi magjyp ka ardhur nga emri Egjypt, i cili në gjuhën latine është Aegyptius dhe në gjuhën greke. A thua se Enver Hoxha korigjon dijetarët e mdhenj të gjuhës shqipe? Vetë fjala "Iftos", ashtu si gjirokastriçja "qifto", një shqiptim i së parës, reflektojnë pikërisht emrin Egjipt në shqiptimin e gjuhës greke, dhe jo një lokalitet në Peloponez. Ai është kontradiktor në thëniet e tij në përcaktimin e kohës së shpërnguljes së evgjitëve: herë pohon për kohen e Xhengis Khanit, herë për një kohë më të lashtë, këtu e 1500 apo 1600 vjet përpara. Kujt duhet fi besojmë? Por një buzëqeshje këtyre thënieve amatoreske, politizuese dhe le të kalojmë më tej.
Të dhënat e studjuesve të lartpërmendur tregojnë se evgjitët banojnë vetëm në vendet ballkanike prej shekujsh, dhe janë një popullësi qytetare, në lagje të veçnta. Burrat janë marrë me zanate të tilla si: teneqepunues, farkatarë, muzikantë, si dhe kanë sherbyer si forcë e lirë pune: gratë dhe vajzat, të lëna pa shkollë, punonin shpesh në shtepitë e qytetarëve duke bërë të gjitha punët e shtepisë: lanin, fshinin, gatuanin, rritnin femijët dhe, për të gjitha këto, kishin fituar respekt të madh si gra të pastra, të urta, punëtore dhe te ndershme. Familjet më të pasura të qyteteve pajtonin në shtepitë e tyre gra të tilla dhe ishin krijuar rnarrdhënie të ngushta respekti midis familjeve.
Në rrjedhë të shekujve, evgjitët ishin integruar në shoqerinë qytetare shqiptare.
Ndryshe ka qenë jeta e romëve, ose siç njihen më shumë me emrin arixhinj, të cilët kanë bërë jetë endacake, brenda taborit të tyre, banonin në çadra, dhe janë marrë me shitje kuajsh, shportash, sitash e shoshash. Ata dallohen si një grup i mëvetësishem etnik, sepse përdorin edhe sot e kësaj dite gjuhën e tyre. Romët janë të shpëndarë në gjithë Europën në shekullin XIV, ndersa koha e shpernguljes së evgjitëve i takon shekujve të parë të erës së re. Për këtë duhen studime dokumentash dhe të vilet literatura përkatëse në vendet e ndryshme të Europës, si dhe të kërkohet e të sigurohet bashkëpunim i ngushtë me historianë të institucioneve shkencore të EGJIPTIT!
Përçaj e sundo
A- Hashkalit me përardhje nga Persia,
nga Ashkalloni, apo nga Italia !!!?
Injoranca juris nocet - nga gjuha latine d.m.th. padituria i dëmton ligjet.
Por, padituria e dëmton edhe kombin.
Ndarja dhe përçarja momentale e popullit tonë është prodhim i politikës kohore. Kjo ndarje shkon në favor të çdo regjimi. Për atë arsye e ndihmojnë dhe e popullarizojnë, që sa ma shumë të na ndajnë dhe coptojnë me qëllim që sa ma lehtë të na sundojnë.
Pra, në mesin e popullatës sonë u gjetën njerëz injorant të cilët duke i shërbye politikës ditore punuan në dëm të çështjes kombëtare. Për interesa personale, se kinse " ashtu e këkon koha momentale", ata manipuluan me identitetin tonë kombëtar egjiptian, duke pranuar dhe popullarizuar emërtimin lokal - hashkali - të etiketuar nga të tjerët.
Duke mos menduar për pasojat e këtij komuniteti, këta injorantë termin hashkali të përdorur nga romët për një pjesë të popullatës sonë egjiptiane e përkrahën, dhe popullin e ndanë dhe e përçanë.
Shtohet pyetja: për t´iu përshtaur politikës ditore( kinse për ta shpëtuar popullin), pse romët nuk e ndërruan identitein kombëtar në emërtime lokale të tyre : burgugjij, gurbet, çergarë etj. ???
Është për tu çuditur dhe qesharake se përfaqsuesit e A-Hashkalive janë në kundërshtim në mes vete në lidhje me përardhjen e tyre.
1 - Përfaqsuesit i hashkalive , Sabit Rrahmani dhe Berat Qerimi, përardhjen e tyre e lidhë me Persinë duke mos ditur se dalin grup i romëve.
Këtë e dokumenton argumenti shkencor i Dr. Rajko Gjuriq (romë) në librin e tij " Seoba roma ", i cili shkruan :
" Oficeri i lartë ushtarak i Afganistanit - Mahmut Gazni në vitin 1050 e sulmoi Pengjabin e Indisë e bëri tym e flakë dhe e morri nën sundimin e vetë. Me këtë rastë një pjesë e madhe e popullit romë të këtij vendi u largua dhe shkoi në Persi. Kështu që, pas 200-300 viteve një pjesë e kësaj popullate u largua nga Persia dhe u nda në drejtime të ndryshme të botës. Një drejtim i tyre paraqitet në viset ballkanike në shek. XIV ( viti 1348 ), ku kjo mirret si datë historike e përardhjes së romëve në viset ballkanike ".
Sipas kësaj që u tha më lartë nuk është për t´ u çuditur nga publicisti i njohur shqiptarë Veton Suroi dhe masa e gjërë e popullit shqiptarë, që hashkalit i radhisin si grup i romëve.
2 - Përfaqsuesi tjetër nga Novi Sadi, Abedin Toplica, pohon se ashkalit janë me përardhje nga Italia.
Ai në gazetën " Politika " shkroi : derisa ashkalit ishin në Mal të Zi, andej detit me knaqësi e shiqonin shtetin amë të tyre, duke thënë: " hajde të shkojmë në Itali se jemi Hashkali ".
Bindjen e tij se ashkalit e kanë përardhjen nga Italia, ma së miri e dokumenton libreza e antrsisë së tyre :
3 - Disa të tjerë përardhejn e tyre e lidhin me vedin Ashkallon në Izrael. Lidhur me këtë mendim, prof.dr. Mirko Vishniq, egiptolog, thotë se nëse Hashkalit e kanë përardhjen nge Ashkalloni i Izraelit, atëher ata dalin grup i ebrejëve ( jahudive ), me ç´rast këta përfaqsues injorantë befasohen në atë moment.
4 - Duke u nisur nga ajo se emri hashkali ishte i njoftur vetem ne rrafshin e Kosovës dhe se me këtë emër na quajtën vetëm Romët, atëher është më se e nevojshme që këtë emër lokal hashkali ta kërkojmë në fjalorin e gjuhës rome ose të kërkojmë spjegim nga intelektualët romë.
Intelektuali romë Luan Koka gjatë një interviste emrin hashkali e spjegoi duke e lidhur me emrin kali nga gjuha rome
që domethan - i zi.
Nëse analizojm këtë spjegim, vërtetojmë se:
- në Kosovë shumica e popullit tonë kanë bajtë kapuqin e bardhë ( ku shumica deklaroheshin shqiptarë ), kështu që një pjesë e romëve të rrafshit të Kosovës nga gjelozia që këta zeshkana paraqiten si shqiptarë (edhe pse në përgjithësi ishin zeshkana), në gjuhën rome i quajtën kali - të zi ( o ju të zi - edhe ju jeni romë sikur ne , pse mbaheni si shqiptarë ), e dikur ia shtuan parashtesën
hash - kali, sikures tek ne egjiptianët që njifemi me emrin egjyp e më vonë magjyp.
Lexues të nderuar,
kjo ishte një analizë dhe spjegim i shurtër mbi emërtimin lokal " Hashkali " e bazuar në bazë të disa burimeve të lartpërmendura. Ky është problemi kryesor me të cilin balafaqohet popullata jonë egjiptiane, e që duhet menjanuar.
Publikimi i këtyre të dhënave nuk është për konflikt dhe urrejtje në mes nesh, por besojmë se është një material informues për të cilin opinioni ynë ka nevojë që të orientohet dhe përcaktohet në rrugën e vërtetë të etnogjenezës sonë, të trasuar nga disa entologë Mr. Rubin Zemon, prof. dr. Miodrag Kalendar Haxhiristiq, dr. Elena Marushjakova, dr. Veselin Popov etj., arkeolog i njohur dr. Pasko Kuzman nga Ohri, Rade Bozhoviq - prof. dr. në Fakulltetin Filologjik dhe dr. Skender Rizaj- historian.
Kontribut të madhë rreth etnogjenezës egjiptiane dha edhe linguisti nga Shqipëria - Luan Dino.
Besoj se me materialet shkencore të këtyre shkenctarëve jeni të njoftuar, prandaj ne duhet të bazohemi vetëm në ato argumente shkencore që i kemi, por pa marrë parasysh orientimet politike. Nëse ne nuk e pranojmë vetvehten si të tillë, atëher nuk duhet të presim nga të tjerët, sepse edhe popujt ma të mdhenjë kanë ende kundërshtime rreth përardhjes së tyre, por ata me qëndrueshmëri e mbrojnë dhe e stolisin identitetin e tyre kombëtar.
Derisa punën dhe aktivitetin rrethë identitetit tonë egjiptian më parë disa e shiqonin me përqeshje, tani pasi që çështja egjiptiane morri përmasa ballkanike, sot ata qeshin me vetëvete.
Historia e popullit tonë jemi ne.
Ne e njohim më së miri veten, e shkenctarët le të hynë në polemikë.
Ata që nuk e njofin vetëveten - nuk e njofin askend !
webmaster: www.egjiptianet.de
Ekrem Abazi
Kuvendi i III-të zgjedhor i IRDK-së
Në Kuvendin e III-të zgjedhor të IRDK-së z. Xhevdet Neziraj është zgjedhur kryetar i ri i IRDK-së. Në mbledhje u shfaqen edhe mospajtime lidhur me mënyren e organizimit të Kuvendit.
Me 13 Maj 2006, në sallen e Kuvendit Komunal në Pejë, është mbajtur Kuvendi i III-të zgjedhor i IRDK-së. Për këtë mbledhje të Kuvendit ishte paraparë zgjedhja e organeve të IRDK-së: Këshillit Drejtues dhe Kryetarit të IRDK-së. Kryetari i deritanishem z. Bislim Hoti iu drejtua Kuvendit dhe ndër te tjera theksoj:
"Më bëhet qejfi që jemi tubuar në Kuvendin e III-të zgjedhor të IRDK-së, ku do ta zgjedhim kryetarin e ri dhe Këshillin Drejtues të IRDK-së, zgjedhje këto të cilat do ta ruajnë vazhdimësinë e arritjeve gjatë periudhës së kaluar kur unë e drejtova ketë parti. Ishte mund për mua për të arritur efikasitetin, përgjegjësinë, përvojën dhe gjithë përfshirjen popullore. Isha i ngarkuar me punë që kërkonte detyrë, mund, përgjegjësi dhe sakrificë, por pavarësisht nga sfidat e përmendura tash kemi hyrë në një fazë historike për komunitetin egjiptian të Kosovës. Për të gjithë ata që kanë vesh e dëgjojnë, për të gjithë ata që kanë sy e shohin është bërë diçka shumë e madhe, ku e tëra ishte e bazuar mbi interesin kombëtar i cili për mua gjithmonë interesi kobtar do të mbetet mbi interesin partiak, personal apo grupor. Kemi bërë përpjekje dhe kemi arritur që të krijojmë ura të mirëbesimit me të gjithë qytetaret e Kosovës, subjektet politike, institucionet vendore të nivelit qendror dhe lokal, institucionet ndërkombëtare etj. në mënyrë që Kosova të bëhet shtëpi për të gjithë qytetaret e saj."
Ai theksoj se objektivat e mia gjatë mandatit tim ishin: Mbrojtja ligjore e të drejtave të njeriut, Ndërtimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Përfaqësimi i komunitetit tonë në institucionet e nivelit qendror dhe lokal, Arsimimi i komunitetit egjiptian, Kthimi i të zhvendosurve dhe shumë çështje tjera që ishin me interes për komunitetin egjiptian të Kosovës. Duke folur për zhvillimet e fundit në IRDK ai theksoj:"në kohen e fundit disa nga përfaqësuesit tonë nuk e respektuan statusin dhe programin e partisë, ata në vend që të merren me detyrat dhe obligimet që kemi përpara për avancimin e komunitetit tonë, ata e benë të kundërtën. Prandaj sot është mirë se në partinë tonë po behën ndryshime dhe reforma, por kam vërejtur se disa përfaqësues do të kërkojnë akoma realizimin e interesave individuale, duke mos qenë të gatshëm për ndryshime. Ne nuk jemi të pa zëvendësueshëm prandaj ndryshimet do të fillojnë nga unë." Ai e përfundoj fjalimin e tij duke premtuar se asnjeherë nuk do të ndalet duke kontribuar kombëtarisht me qellim të unifikimit tonë me një emër.
Zgjedhjet e organeve nuk kaluan pa tensione. Dr. Skender Marolli, delegat nga F.Kosova nuk u pajtua me rrjedhen e Kuvendit dhe bëri vërejtje se kryesuesi i mbledhjes nuk i ka pyetur delegatet për rendin e ditës dhe sipas tij mbledhja nuk është pergatitur si duhet pasi qe paraprakisht është dashur që të konsultohen të gjithë akteret kryesor të IRDK-së lidhur me këtë mbledhje. Ai gjithashtu theksoj se në këtë mbledhje nuk janë të pranishëm delegatet e të gjitha degëve duke aluduar në degën e Gjakoves.
Kryesuesi i mbledhjes theksoj "Këtu marrin pjesë të gjitha degët, përpos degës së Klinës të cilët na lajmëruan se për shkaqe objektive nuk po arrijnë të marrin pjesë në mbledhje, prandaj unë po vazhdoj me leximin e anëtare të Këshillit Drejtues të cilët na kanë arritur." Pas leximit të emrave të Këshillit Drejtues u votua në mënyrë të hapur. Me 36 vota për 1 votë kundër dhe me një votë abstenim u miratua lista e anëtareve të Këshillit Drejtues të IRDK-së.
Në shenjë pakënaqësie mbledhjen e lëshuan: Skender Marolli, Sabri Mustafa, Adem Miftari, Bajrush Berisha, Bastri Dubova dha Xhafer Batalli.
Procedura e zgjedhjes se kryetarit të IRDK-së u zhvillua duke votuar në mënyrë të fshehtë për kandidatin z. Xhevdet Neziraj. Në votim morën pjesë 32 delegat. Rezultatet e votimit: 30 vota për, 2 vota të pavlefshme.
Pas zgjedhjës në pozitën e kryetarit të partisë z. Xhevdet Neziraj theksoj:" Ju faleminderit për besimin e dhënë nga ana e ime, e faleminderojë kryetarin e deritashëm të IRDK-së z. Bislim Hoti dhe themeluesin e shoqatës dhe zëvendës ministrin për Komunitete dhe Kthim z. Ibish Bajrami për të gjitha ato që ata i kanë bërë për popullin tonë. Në veçanti jam i kënaqur për mënyrën demokratike të ndërrimeve që tani u benë dhe jam shumë i vetëdijshëm se edhe unë një ditë do ta dorëzojë këtë post që posa e mora të dikush tjetër, pra të gjeneratat e reja të cilët janë duke u përgatitur në Universitetin e Prishtinës dhe në SHBA. Ju premtoj se do të angazhohem maksimalisht që ti arrijmë objektivat e përcaktuara nga të gjithë ne."
Duke pasur parasysh edhe kërkesën e diasporës për ndërrimin e emrit të partisë , kjo kërkesë iu delegua Këshillit Drejtues për shqyrtim.
_____________________________________________________________________________________________