
Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik se në Shqipëri regjistrohen mbi 9000 aborte në vit (të dhëna zyrtare), ka tronditur shoqërinë shqiptare duke hapur edhe debat për ligjshmërinë e këtij fenomeni.
Për të sensibilizuar opinonin dhe për t′ju sqaruar njerëzve se çfarë në të vërtetë është aborti, Portali Egjiptianet ka vendosur të publikojë një video rënqethëse ku shihet qartë se si bëhet aborti dhe çfarë ndodh gjatë këtij procesi jo njerëzor.
Urojmë që kjo video t′i bëjë të mendojnë edhe njëherë të gjithë ato nëna dhe baballarë që abortin e shohin si "shpëtim".
Ne, redaksia te portalit egjiptianet, të pozicionuar qartë kundër lejimit të abortit në vendin tonë, me qëllim të senzibilizimit të opinonit dhe ndalimin e vrasjes së foshnjeve që akoma nuk kanë lindur, publikojmë këtë video në të cilën mund të shihet se çfarë krimi është ky veprim.
Shikoni videon dhe më pas vendosni!
Ç′është aborti?
Abort quhet nxjerrja e embrionit nga mitra e femrës. Ndryshe, disa e quajnë abortin si vrasje e foshnjës para se të lindë