Unsere Umfrage | |
|
Hauptseite » 2012 » Shkurtë » 22 » Denoncon gjyshin për abuzim seksual
23:00 Denoncon gjyshin për abuzim seksual |
 Shtime. Plaku 80-vjeçar M.B. nga Carraleva, komuna e Shtimes, me vite kishte abuzuar seksualisht mbesën e vet, tani 15-vjeçare. E mitura 15-vjeçare thotë se gjyshi i saj e kishte abuzuar atë që nga mosha 11-vjeçare. Rasti i fundit, sipas saj , kishte qenë më 13 shkurt 2012, kur ajo nuk e kishte fshehur më marren dhe rasti kishte shkuar në polici. Sipas njoftimit, Policia në Ferizaj ka raportuar për arrestimin e 80-vjeçarit nga fshati Carralevë i Shtimes, i cili dyshohet për abuzim seksual të mbesës 15-vjeçare. Autoritete policore thanë se fillimisht rasti ishte raportuar si dhunë në familje, ndërsa gjatë intervistimit të plakut të dyshuar hetuesit kanë konstatuar se "ka rast të keqpërdorimit seksual me persona nën moshën 16-vjeçare". Sipas deklaratës së viktimës dhënë në polici, ajo ishte keqpërdorur seksualisht nga gjyshi i saj M.B. 80-vjeçar me vite të tëra" dhe se rasti i fundit kishte ndodhur më 13.02.2012, kur i dyshimti kishte kapur viktimën për gjoksi. Viktima ka thënë të kishte goditur me bërryl të dyshimtin dhe ishte larguar nga kuzhina. Hetuesve policorë vajza u ka treguar se këto keqpërdorime seksuale nga gjyshi i saj kanë filluar që nga mosha 11-vjeçare, por vetëm kësaj radhe është denoncuar rasti. I dyshuari gjatë ditës së djeshme është intervistuar në prezencë të avokatit dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
|
Aufrufe: 1958 |
Hinzugefügt von: hikusi
| Rating: 1.0/1 |
|
|