Prej 1 deri në 3 mijë euro shiten femra shqiptare të moshave të ndryshme nga Shqipëria në Serbi, Mal të zi dhe Maqedoni. Kjo temë është trajtuar shumë herë nga media të ndryshme, por vazhdon ende si fenomen, i cili përbën edhe vepër penale por që nuk po mund të ndalet as nga autoritet shqiptare e as nga ato të shteteve fqinje.
Një gazetë ditore maqedonase në faqen e parë sot doli me titull ,"eksportojmë Mushka inportojmë gra shqiptare", njfotn Tv Koha .
Autor i tekstit deklaron se një mushkë që shitet në Shqipëri kushton 200-400 euro, kurse një grua nga Shqipëria kushton një mijë euro.
Ky biznes bëhet nga të dy anët e kufirit ku vajza shqiptare shiten te pleqtë e vendeve fqinje për 1-3 mijë euro.
Në Maqedoni ka një statistikë, ku thuhet se në Shqipëri janë eksportuar 2 mijë mushka kurse nga Shipëria kanë ardhur në Maqedoni 2 mijë gra , një krahasim absurd, por fatkeqësishtë një statistikë e vërtetë që ofendon popullin shqiptar dhe që injoron shtetin shqiptar, i cili pas anëtarësimit në NATO e ka rritur nivelin e jetesës në vend.
Ky fenomen që cënon identitetin kombëtar, fetar dhe njerëzot të shqiptarëve, duhet të dënohet dhe të parandalohet para se të jetë shumë vonë.
|