Unsere Umfrage | |
|
Hauptseite » 2012 » Shkurtë » 8 » Njerëzit që skuqen janë partnerë më të mirë
02:54 Njerëzit që skuqen janë partnerë më të mirë |
Njerëzit që skuqen janë partnerë më të mirë Fytyra e skuqur është shenjë e sigurt se do të jeni të dashur të mirë, tregon një hulumtim i ri. Edhe pse ata që skuqen në vete nuk ndjehen mirë, ekspertët sugjerojnë se ata njerëz janë zemërgjerë, të besueshëm dhe falënderues. Të tjerët i konsiderojnë si simpatikë dhe u besojnë më shumë, sepse turpi vlerësohet si shenjë e vlerave morale.
Skuqja është më e shprehur te personat me lëkurë më të çelët, ndërsa zakonisht përfshin fytyrën, qafën, veshët dhe gjoksin. Edhe pse zakonisht u përshkruhet femrave, as pjesëtarët e gjinisë së fortë nuk janë të kursyer nga skuqja.
“Turpi i moderuar konsiderohet si virtyt. Njerëzit të cilët skuqen janë më të dëshiruar në shoqërinë e tyre, sepse vlerësohen si të besueshëm”, kanë deklaruar autorët e studimit nga Kalifornia.
Veç kësaj, studimi tregon, se këta njerëz janë edhe partnerë më të mirë dhe janë më romantikë.
|
Aufrufe: 1401 |
Hinzugefügt von: hikusi
| Rating: 2.0/1 |
|
|