Lushtakët do ta ndërtojnë autostradën, përkatësisht do ta bëjnë zgjerimin e disa kilometrave të rrugës Gjurgjicë – Pejë. Adnan Lushtaku dhe kompania e tij "Dreni Inginiering” që është në konzorcium me kompaninë "Graniti” përkatësisht konzorciumi "Graniti & Dreni Inginiering” janë fitues të tenderit për zgjerimin e rrugës M9 - Segmenti: Gjurgjicë - Kijevë, Sektori "D" - Lot 1 (Gjurgjicë - Llozicë) dhe Lot 2 (Llozicë – Mleçan).
Ky konzorcium u shpall fitues me ofertën 5 milionë e 643 mijë euro. Kishte çmimin e ofertës më të shtrenjtë, dhe si të shtrenjtë ishte i renditur në listë i 13- ti. Adnan Lushtaku edhe me parë kishte marrë tender nga Qeveria Thaçi. Më 5.06.2013, Ministria e Infrastrukturës e Fehmi Mujotës (PDK), ka shpallur tenderin për "Ndërtimi i Urave në R113, Zhur- Dragash - lokacioni Brezne dhe Buqe”. Fitues i këtij tenderi me vlerën e përgjithshme të tenderit 192,223.74 Euro ka dalë kompania "Dreni Inginiering” e Adnan Lushtakut nga Skenderaj. Kjo kompani ofroi vlerën ofertuese të tenderit të përgjegjshëm me çmimin më të lartë: 210,755.50 Euro (vlera ofertuese më e madhe se vlera e planifikuar nga AK.
|