Ejte, 19-12-2024, 18:51
Mire se Vini Gast | RSS
Menü
Einloggen
Mini-Chat
300
Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 99
Koha Neser
Das Wetter in Pejë
Numri i Vizitorve
Hauptseite » 2012 » Prill » 15 » Pejë: Vritet një 25 vjeçar
22:55
Pejë: Vritet një 25 vjeçar
Biznesmeni pejan, Sali Devolli, ka vrarë një person dhe ka plagosur një tjetër, pasi ishte sulmuar mbrëmë në orët e vona, në hyrje të qendrës tregtare "Burma”, në Pejë. Ai është arrestuar menjëherë. Dëshmitarë i thanë Gazetës JnK se Salihu, aksionar në kompaninë "Devolli Group”, ishte sulmuar nga dy sulmues të maskuar dhe se ai ka shtënë në vetëmbrojtje.
T. Haliti, 25-vjeçar është vrarë, kurse B. Dumniku, 28-vjeçar, është plagosur rëndë, mbrëmë rreth orën 22:55, në rrugën "Gazmend Zajmi”, në hyrje të qendrës tregtare "Burma”. Dorasi është biznesmeni i njohur pejan, Sali Devolli.
Disa nga dëshmitarë që kanë rastisur mbrëmë në qendrën tregtare "Burma”, i thanë Gazetës Jeta në Kosovë se Salihu, njëri nga aksionarët e kompanisë "Devolli Group”, ishte sulmuar nga dy sulmues të maskuar dhe se ai ka shtënë në vetëmbrojtje.
Policia e Stacionit Policor në Pejë, pasi ishte informuar për ngjarjen, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka parë që është kryer një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë hasur në personin e dyshuar, Sali Devolli, i cili kishte ende në dorë armën me të cilën besohet se kreu vrasjen dhe plagosjen. Pasi e ka urdhëruar që ta lëshojë armën në tokë, policia e ka arrestuar Devollin dhe më pas e ka dërguar në lokalet e mbajtjes në Stacionin Policor në Pejë, njofton Zyra për Informim e policisë në Pejë.
Për të bërë shikimin e vendit të ngjarjes, për të mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me incidentin, në vend kanë dalë Njësitet e Specializuara të Hetimeve Rajonale – Njësia për Hetimin e Krimeve Serioze, Njësiti i Kriminalistikës Teknike, në udhëheqjen e prokurorit Publik të Qarkut të Pejës.
Sipas policisë, T. Haliti ka mbetur i vrarë në vend. Një ekip mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërsa B. Dumniku, i plagosur, së pari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rëndë nga plagët e marra nga arma e zjarrit.
Trupi i të vrarit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për ekzaminim.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që kanë paraprirë incidentit. /Gazeta JNK/
Demantim nga Devolli Group
Devolli Group dëshiron t’i njoftojë të gjithë qytetarët e Kosovës, se ngjarja e dhimbshme që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku Sali Devolli është sulmuar para shtëpisë nga persona të maskuar dhe në vetëmbrojtje ka shtënë me armë zjarri duke vrarë njërin nga grabitësit e maskuar dhe plagosur tjetrin, nuk është transmetuar në mediat tona në bazë të fakteve të vërteta.
"Sali Devolli, që në mediat tona është paraqitur si njëri nga aksionarët e Devolli Group, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë tonë, pasi që nuk është as i punësuar e as aksionar. Salli Devolli është kushëri i pronarit të Devolli Group”, thuhet në reagim.
"Kjo edhe njëherë dëshmon që padrejtësisht tentohet të njolloset puna dhe suksesi i arritur i Devolli Group, që vazhdimisht i shërben të gjithë qytetarët e Kosovës me produkte vendore të kualitetit të lartë”.
Duke u distancuar plotësisht nga ky akt i rëndë, Devolli Group shpreh keqardhje për të gjithë të involvuarit në këtë ngjarje
Aufrufe: 2093 | Hinzugefügt von: hikusi | Rating: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrieren | Login ]
Shtype per Radio
Futboll
Kalendari
«  Prill 2012  »
He.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30
Suche
Archiv der Einträge
RTK
Arta TV