Mitrovicë, 20 prill-Një pjesëtar i policisë së Kosovës i cili punonte në komandën rajonale në Mitrovicë, është suspenduar nga puna. Polici është suspenduar, pasi që është arrestuar nga kolegët e tij për vjedhje në hipermarketin, ‘ETC’ në Mitrovicë kanë njoftuar burime të Kohës Ditore nga kompania ‘Elkos’ me kushte anonimiteti. Rastin e suspendimit dhe hapjes së proceduarës hetimore ndaj policit të Kosovës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Polici, sipas burimit në rroba civile kishte ardhur në hipermarketin e ETC për të blerë, por gjatë shërbimit të tij ai hapte kapakët e eurokremit 2 kg, pasi që hante një sasi në të vendoste mallra që vidhte. Kryesisht kishte vjedhë hi-tech teknologji të cilat i vendoste në një qese plasmasti speciale e pastaj i fuste në kovën e eurokremit. Polici nuk është ndalur me këtë, ai ka marr edhe një kove me ngjyrë dhe vepronte njëjtë duke futur gjësendet në të. E tërë ngjarja është incizuar me kamera të sigurisë që janë të vendosur në hipermarket, thotë burimi.
Sigurimi i ETC e ka njoftuar policinë e Kosovës për këtë rast e cila menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Kur polici kishte arritur tek arka, ai ka paguar eurokremin dhe ngjyrën. Në atë momenti policët të Kosovës kanë reaguar duke e arrestuar. Një kopje e xhirimit tani është marrë nga policia
|