Unsere Umfrage | |
|
Hauptseite » 2012 » Prill » 7 » Polici kapet duke vjedhur derivate në qeveri
20:56 Polici kapet duke vjedhur derivate në qeveri |
Prishtinë, 6 prill – Një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një punëtor i kompanisë "Delfini”, përgjegjës për t’i ruajtur rezervat e derivateve në ndërtesën e qeverisë janë arrestuar të enjten. Ata janë kapur në flagrancë, duke vjedhur derivate dhe tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orësh.
Dyshohet se ata kanë vjedhur një kohë të gjatë, edhe pse vetëm dje janë zënë në flagrancë. TV Klan Kosova raportoi se kompania Delfini, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e disa institucioneve, shprehu indinjatën për këtë rast, por drejtori i saj pohoi se punëtori ka qenë i shtyrë për vjedhje nga polici.
|
Aufrufe: 1312 |
Hinzugefügt von: hikusi
| Rating: 0.0/0 |
|
|