Një burrë i panjohur ia ka drejtuar sot revolen liderët të turqve të Bullgarisë, Agmet Dogan derisa ai iu drejtohej pjesëmarrësve në një konferencë partiake në Sofje. Sulmuesi u ngrit nga publiku dhe u drejtua kah Dogani me armë në dorë në momentin kur lideri i Lëvizjes për të drejta dhe liri kritikonte politike e BE-së dhe qeverisë bullgare. Burri nuk arriti të shtinte nga revolja, sepse Dogani arriti t’ia largoj revolen nga dora, kurse më pas në podium arritën delegatët e konferencës dhe e rrëzuan sulmuesin në dysheme, raportojnë mediat bullgare. Më pas delegatët e kanë rrahur sulmuesin. Është konfirmuar se sulmuesi kishte ftesë për këtë konferencë, por ende nuk është e qartë se a ishte delegat dhe si arriti ta fuste revolen në sallë.