Publikuar: 21.09.2012 - 16:10
Prishtinë, 21 shtator - Sektori Qendror i Hetimeve të Policisë së Kosovës ka arrestuar dje tre persona të dyshuar për veprën penale "Trafikim me qenie njerëzore”.Ekzistojnë elemente të dyshimit se viktima e moshës së re (14 vjeçare) është keqpërdorur dhe është trafikuar nga persona të dyshuar të ndryshëm, duke përfituar edhe materialisht nga trafikimi i saj.
Viktima ishte raportuar në polici nga të afërmit e saj si e zhdukur që nga 14 shtatori.
Personat e dyshuar të arrestuar janë F. K., lindur më 1963, N. M., lindur më 1975 dhe N. C., lindur më 1963.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
|