Publikuar: 26.01.2014 - 16:22 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Librazhdit, ku djali ka përdhunuar nënë e tij. Policia bën të ditur se ka arrestuar 27-vjeçarin Astrit Miska, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me nënën e tij 54-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Dardhë të komunës Hotolisht në Librazhd.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, denoncimi është bërë gjatë ditës së sotme në komisariatin e policisë së Librazhdit, nga gruaja 54-vjeçare me inicialet S. L, transmeton "Shekulli”.
Në denoncimin e bërë në polici, 54-vjeçarja ka deklaruar se gjatë mesnatës rreth orës 01:00 të ditës së sotme djali i saj, Astrit Miska, ka hyrë në banesë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Edhe pse gruaja 54-vjeçare kishte kundërshtuar, nuk kishte mundur që të ndalonte djalin. Pas marrjes së denoncimit, efektivët e policisë së Librazhdit kanë vënë në pranga të akuzuarin, Astrit Miska, ndërsa është bërë edhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje.
Aktualisht dosja i ka kaluar Prokurorisë së Librazhdit për akuzën e "Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”.
|