Publikuar: 21.09.2012 - 18:56
Gjakovë, 21 shtator – Elvi P.(1952), ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 8 e 20 minuta në rrugën "Skënderbeu”. Sipas një informate të policisë, viktima ishte duke ngarë biçikletën, kur nga prapa është goditur nga automjeti që po e voziste një ri, të cilin më vonë policia e ka identifikuar si Arbër. K. (1989). Pas shkaktimit të incidentit, ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes. "Por efektivët policorë menjëherë janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit dhe e kanë ndaluar atë në afërsi të spitalit të qytetit të Gjakovës. Ai është arrestuar, i është konfiskuar konfiskuar automjetin me të cilin ka shkaktuar aksidentin dhe me vendim të prokurorit të çështjes ky i dyshuar është ndaluar”, bën të ditur me anë të një komunikate Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Pas konsultimit me Prokurorin dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.
|